Në kërkim për terrorizëm, arrestohet ish-komandoja (Emri)

0

Një ish komando i ushtrisë, që ka shërbyer në në Irak dhe Afganistan në vitin 2011 është arrestuar nga zyra Antiterrorit në Policinë e Shtetit. Erzen Uka është vënë në pranga pas dyshimeve për prirje radikale dhe nxitjen e urrejtjes me qëllim kryerjen e veprave terroriste.

I arrestuari konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë. Policia thotë se mbahej nën survejim që prej vitit 2007.

29-vjeçari është me origjinë nga Kruja, i divorcuar dhe i proceduar me parë për dhunë në familje. Pas divorcit kujdestarinë e dy fëmijëve e fitoi ish-bashkëshortja, por vendimi i gjykatës nuk u zbatua. Mbi Ukën rëndon edhe akuza e stërvitjes për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste. /B.W/

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.