Home Opinion “Në mëshirë” të Edi Ramës!

“Në mëshirë” të Edi Ramës!

0

Lulzim Basha ka zgjedhur mënyrën më vetvrasëse për tu mbrojtur, duke u përpjekur të thotë, që ato që kam bërë unë, I ka bërë edhe kundërshtari im.

Për këtë ka mobilizuar shtypin dhe figurinat në parti, që si kundërargument për atë që i ka ndodhur, me mënyrën si ka paguar lobistin e tij në Uashington, të bëjnë paralele me Edi Ramën.

Kështu një pjesë e shtypit dhe politikanëve që mbrojnë Bashën, si argument që Rama është I pafajshëm se ka paguar për foton me Trump, kanë nxjerr argumentin se edhe Edi Rama ka paguar për një foto me Obamën kur ishte në opozitë.

Që foto të tilla paguhen kjo është legale, por Lulzim Basha nuk është nën akuzë pse ka bërë foto me Trumpin dhe as pse ka paguar për të bërë foto me Trumpin, por është nën akuzë, se ka shkelur ligjin duke mos deklaruar paret për lobistin që I ka rregulluar foton me pagesë me Trumpin dhe që është e paqartë rruga nga ku kanë kaluar paret prej llogarisë së PD në Uashington.

Pra askush nuk ka ngrit ndonë akuzë pse ka dal në foto me Trumpin. Fotoja  e tij me Trumpin, apo e Ramës me Obamën, kur ishte në opzoitë, natyrisht janë përpjekje për të bërë politikë me foto presidentësh kudrejt pagesës, dhe kjo varet se sa funskionon në opinonin tonë publik.

Por akuza nuk është pse bëhen foto, por si janë paguar fotot. Përpjekja për të deformuar akuzën sikur është fajtor pse ka bërë foto me Trumpin, është qesharake, dhe vetëm sa tregon se ai nuk ka asnjë argument për të shpjeguar, si e ka paguar foton me Trumpin dhe mbi të gjitha pse aq shtrenjtë. Janë 675 mijë dollar vetëm për një foto se gjë tjetër nuk arriti të bënte nga kontrata.

Pra vet Lulzim Basha po përpiqet që dhe argumentin pse kanë paguar dy biznesmenë rus, ta barazvlerësoj me faktin që Edi Rama ka pritur në zyrë biznesmen rus si kryeministër, apo që disa biznesmenë turq kanë investime dhe në Turqi dhe në Rusi dhe në Shqipëri.

Kjo ëshët dhe më qesharake se e para. Askush nuk e ka shpallur Rusinë vend armik por natyrisht Shqipëria ka politikë të orientuar nga SHBA. Akuza për pare të financuara nga Rusia, janë të rënda në SHBA,  pasi paret ruse kanë shkua rtek një lobist I afërt me administratën amerikane dhe SHBA është duke hetuar çdo ndërhyrje ruse në përdorimin e politikës së SHBA për llogari të tyre. Nëntitulli I madh I “Mother Jones” shprehte pikërisht shqetësimin se si politika ruse po përdor Uashingtonin për të rritur influencën në Ballkan. Pra problem tek paret e shkuara nga dy biznesmenë rus tek një lobist amerikan, për llogari të PD,  kanë të bëjnë e faktin se rusët në këtë rast shfaqen ndërmjetës mes administratës amerikane dhe një politikani ballkans dhe kjo për SHBA është shqetësuese.

Këtu nuk bëhet fjalë se nuk duhen shitur qershi shqiptare në Rusi, apo nuk duhet blerë votkë nga Rusia, por bëhet fjalë për financime okulte të Rusisë për të kapur politikën amerikane në raport me Ballkanin.

Nga kjo akzuë nuk mund të mbrohesh duke treguar hyrje daljet e qytetarëve rus në Shqipëri, apo në zyrën e kryeministrit. Kjo vetëm sa tregon po ashtu, se nuk di çtë thuash për paret që janë paguar për llogari të PD nga dy rus.

Përpjekja e tij për të kaluar lumin, duke ju ngjitur në shpinë Ramës, nuk e shpëton demos nga mbytja. Përkundrazi tregon se ai ka lënë veten në mëshirë të Ramës, edhe pse ska mbush vitin që është djegur prej tij.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.