Home Politike Negociatat/ Petrit Vasili denoncon: Zhvillim i papritur dhe skandaloz

Negociatat/ Petrit Vasili denoncon: Zhvillim i papritur dhe skandaloz

0

Kreu i Komisionit të Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë, Petrit Vasili në një konferencë për shtyp denoncon një zhvillim të papritur dhe skandaloz sipas tij, siç ishte mbledhja e komisionit që ai drejton vetëm nga anëtarët e PS.

Në një deklaratë të mediat, ai bëri me dije se shumica ka vendosur sot në mënyrë të njëanshme të mbledhë Komisionin e Shëndetësisë dhe Cështjeve Sociale, për të miratuar po njëanshëm ligjin për strehimin.

“Në mënyrë të njëanshme komisioni i Shëndetësisë u mblodh vetëm me deputetët e PS, pas kërkesës sime për shtyrjen me 1 ditë për shkak të impenjimeve politike të deputetëve të opozitës, që nuk u mor parasysh. Komisioni do të shqyrtojë ligjin për strehimin social, që është miratuar në parim me konsensus të plotë pozitë-opozitë. Nuk u priste puna 24 orë, kur e shtynë mbi një muaj. Kjo maxhorancë e marrë, mund ta kishte kursyer sot arrogancën në një ligj që kishte konsensus”- tha ai.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here