Nënkryetarja e LSI: Zgjedhjet pa opozitën, projekti më i rrezikshëm për Shqipërinë

0

Nënkryetarja e LSI, Erisa Xhixho: Opozita do të përdorë çdo hap të domosdoshëm për të rikthyer legjitimitetin e parlamentit

Intervistoi: Qamil Xhani

Nënkryetarja e LSI, Erisa Xhixho e cilëson si projektin më të rrezikshëm për Shqipërinë zhvillimin e zgjedhjeve pa opozitën. Në një intervistë për “Koha Jonë”. Xhixho shprehet se “unë e shikoj te pamundur që të imagjinohet që në një vend demokratik normal të ketë zgjedhje pa opozitën. Qasja e normalitetit të situatës politike që do të japi idenë kryeministri Rama është totalisht e gabuar dhe e rrezikshme për vendin”.

Duke folur për aksionin e opozitës, Xhixho deklaron se koalicioni opozitar do të bëj çdo përpjekje për të rikthyer legjitimitetin e institucioneve dhe normalitetin politik me anë të zgjedhjeve të lira. “Ne do të ndjekim çdo hap të domosdoshëm për të rikthyer legjitimitetin e parlamentit dhe çdo institucioni të dalë prej tij pasi nuk mund të vazhdohet me institucionalizimin e blerjes së votave në vend. Maxhoranca te gjeje kurajën që të dali mbi interesat personale të disa karrigeve te pushtetit dhe të bëjë zgjidhjen historike për vendin dhe kjo është garantimi i zgjedhjeve te lira dhe të ndershme”,- deklaron Xhixho.

Lidhur me partitë që po tentojnë të krijojnë një “opozitë të re” për zgjedhjet vendore, Nënkryetarja e LSI deklaron se asnjë forcë politike e sajuar nuk mund të zëvendësojë partitë reale. “Opozitë fasade të krijuar nga zyrat e kryeministrisë nuk përfaqësojnë vullnetin e popullit opozitar, por janë vetëm një fasadë në shërbim të maxhorancën dhe absolutisht nuk zëvendësojnë dot opozitën reale që mbetet sot në sheshe e kudo”,- deklaron Erisa Xhixho.

LSI firmosi të martën marrëveshjen me PD dhe aleatët e tjerë ku shprehet qëndrimi zyrtar për bojkotin e zgjedhjeve, nëse kryeministri dhe mazhoranca nuk krijojnë kushtet e duhura për proces normal. Cilat do të jenë mënyrat që do të ndjekë opozita për realizimin e 10 kushteve?

Koalicioni Opozitar ndërmori një hap të rëndësishëm duke konkretizuar marrëveshjen me gjithë frontin opozitar duke qenë tashme të qartë në objektivin e vet me përcaktimin 10 prioritet kryesore për zgjidhjen e krizës instucionale, ekonomike dhe shoqërore të vendit. Fronti tashmë ka ofruar alternativën e vet për daljen nga kriza, ka identifikuar problematikat dhe ka dhëne propozimet konkrete për zgjidhje, ku padyshim çdo gjë fillon nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme nëpërmjet një neutraliteti, e cila garantohet vetëm nëpërmjet qeverisë transitore.

Padyshim që zgjedhje fasadë nuk mund të ketë, pasi duhet të pranojmë që shqiptaret kanë humbur besimin te vota dhe tashmë është bërë normale mendimi që vota blihet nga grupe kriminale te lidhura me politikën. Ne do të ndjekim çdo hap të domosdoshëm për të rikthyer legjitimitetin e parlamentit dhe çdo institucioni të dalë prej tij, pasi nuk mund të vazhdohet me institucionalizimin e blerjes së votave në vend. Maxhoranca të gjejë kurajën që të dali mbi interesat personale të disa karrigeve të pushtetit dhe të bëjë zgjidhjen historike për vendin dhe kjo është garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Është momenti historik që ne si klase politike të ndalemi dhe të gjejmë forcat e një pakti të madh ku nëpërmjet një qeverie transitore ose qeverie besimi (sepse ne kemi humbje alarmante te besimit) të gjenden të gjitha vullnetet dhe instrumentet ligjore e kushtetues për një shkundje të sistemit.

Kjo do vullnet do ide do dhe patriotizëm. Unë do të ftoja të gjithë kolegët që të shikojnë më shumë realizëm dhe mendje të kthjellet situatën politiko ekonomike e shoqërore dhe të bëjmë zgjedhjen e duhur. Kjo do jetë në nderin tonë në të kundërt shqiptarët shpejt apo vonë do bëjnë pavarësisht nga ne zgjedhjen e tyre.

Pas firmosje së marrëveshjes kryeministri Edi Rama reagoi duke shprehur qëndrimin se “zgjedhjet nuk do të shtyhen”. Në këtë situatë ku mazhoranca duket e vendosur të shkojë në zgjedhje edhe pa kundërshtarët realë politikë, çfarë do të bëjë opozita më 30 qershor?

Unë e shikoj te pamundur që të imagjinohet që në një vend demokratik normal të ketë zgjedhje pa opozitën. Qasja e normalitetit të situatës politike që do të japi idenë kryeministri Rama është totalisht e gabuar dhe e rrezikshme për vendin. Sot të gjithë pranojmë qe nuk kemi pluralizëm politik dhe një parlament monopartiak ndaj e vetmja zgjidhje e krizës politike është një zgjidhje politike që vjen nëpërmjet alternativës që ka ofruar opozita, përmes qeverisë transitore që e çon vendin në zgjedhje politike të lira e të ndershme duke rikthyer pluralizmin politik në vend. Çdo alternativë tjetër nuk do të jetë në interes të vendit dhe proceseve demokratike dhe integruese të tij përkundrazi do sjell kosto të panevojshme për shqiptaret. Është koha që situata të shikohet me realizëm duke vënë interesat e vendit mbi çdo interes tjetër partiak.

Teksa koalicioni kundër qeverisë zgjerohet, opozita reale po përballet me fenomenin e krijimit të partive të reja dhe reagimet pro qeverisë të deputetëve që zgjodhën të marrin mandatet. Cili është qëndrimi që do të mbajë LSI ndaj këtyre partive dhe lëvizjeve që prezantohen si opozitë?

Siç është artikuluar tashmë unë dhe shumë kolegë të listave kemi respektuar vendimin politik të partisë për djegien e mandateve , ndaj çdo thyerje e këtij vendimi padyshim vë shumë pikëpyetje vendimin personal ku vihet re qëndrimi jo koherent që shume nga ata që morën mandatin kanë pasur para marrjes se tij dhe padyshim në situatën ku në vend blihen votat nuk është aspak çudi që maxhoranca të zgjedh një rrugë edhe më të thjeshtë duke blerë deputetë. Për gjithë shqiptaret ka vetëm një opozitë reale, që sot ka moral shumë të lartë politik duke vendosur të jetë krah qytetarëve në luftën kundër krimit të lidhur me politikën, kundër kësaj maxhorance që punon për oligarkët dhe jo rritjes së mirëqenies së shqiptarëve. Opozitë fasade të krijuar nga zyrat e kryeministrisë nuk përfaqësojnë vullnetin e popullit opozitar, por janë vetëm një fasadë në shërbim të maxhorancën dhe absolutisht nuk zëvendësojnë dot opozitën reale që mbetet sot në sheshe e kudo.

Si e shpjegoni faktin që ndërkombëtarët në Tiranë nuk mbështesin direkt me qëndrimet e tyre opozitën, por në raporte e institucioneve si DASH, etj, flasin për të njëjtat probleme me vjedhjen e zgjedhjeve, krimin, korrupsionin?

Unë mendoj që qëndrimet e qeverive të partnerëve tanë ndërkombëtar shprehen në radhë të parë nëpërmjet raporteve te tyre periodike dhe nëse i referohemi raportit të fundit të DASH është qartë se si partnerët tanë vlerësojnë situatën në Shqipëri. Ku sipas tij Shqipëria është kthyer në bazë operacione e krimit të organizuar që veprojnë në Shtetet e Bashkuara, Evrope, Lindjen e mesme dhe Amerikën e jugut. Korrupsion në të gjitha nivelet apo fenomeni i pastrimit të parave. Por në fund të ditës janë qytetarët shqiptarë që vendosin për fatet e vendit të tyre, ndaj unë besoj që mbështetja që shqiptaret po i japin kauzës se drejtë të opozitës ku ata gjejnë gjithmonë e me shume zgjidhjen e problemeve dhe halleve te tyre do te sjelle që të gjithë faktorët ndërkombëtar të shohin me realizëm situatën dhe domosdoshmërinë e një zgjidhje politike në dobi te vendit. Pavarësisht nga kjo të gjithë forcat politike duhet të binden se zgjidhja do të vijë nga vet në dhe ky është rasti për të treguar pjekurinë e arritur nga politika shqiptare.

Në rast se mazhoranca vendos të reflektojë dhe të plotësojë kërkesat e opozitës, si e parashikoni rezultatin e zgjedhjeve?

Tashmë është evidente që opozita është maxhorance reale dhe kjo marrëveshje e nënshkruar siguron numerikisht shumicën absolutë, prandaj dhe zhvillimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme do mund ta përkthente vullnetin e qytetarëve në realitet dhe gjithashtu rikthente legjitimitetin parlamentit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.