Home ShowBiz Nevina Shtylla: Ja pse u largova nga Klani

Nevina Shtylla: Ja pse u largova nga Klani

0

Nevina Shtylla është një ndër moderatoret më të pëlqyera dhe më të ndjekura në Shqipëri. Gjatë një viti moderatoren bukuroshe e kemi parë në ekranin e TV Klan gjatë pasditeve të së shtunave në “Jo vetëm modë”. Por këtë sezon të ri moderatorja u larguar për tek Top Channel, ku iu besua emisioni “Procesi Sportiv”.

Mbrëmjen e djeshme Nevina tregoi edhe arsyen e largimt nga TV Klan. Përpara një ushqimi aspak të shijshëm, Nevina Shtylla ka preferuar të tregojë arsyen pse është larguar nga Tv Klan. Nga “Jo vetëm modë”, në Klan Nevina tashmë drejton “Proçesin Sportiv”me Ed Manushin në Top Channel. Në emisionin “Shiko Kush Luan”, në rubrikën e fundit, “Ndaje ose haje”, Nevina ka treguar se është tërhequr gjithmonë nga ideja për të punuar në Top.

“Kam qenë gjithmonë shumë e tërhequr ndaj idesë për të punuar në Top. Top-i më ka dhënë siguri dhe kjo është një ndër arsyet kryesore”,-ka treguar Nevina.

Një pyetje tjetër e sikletshme për Nevinën ka qenë se kë zgjedh mes Ardit Gjebresë dhe Ed Manushit? Pa nguruar aspak duke qenë se e ka partner aktual në Proçesin Sportiv, Nevina ka zgjedhur Manushin.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.