Nga fotot me bikini në kabinetin e Ramës, njihuni me zv.ministren e re të Arsimit (FOTO)

0

Zëvendësministrja e re e Arsimit, Lorena Haxhiu është një emër i njohur për publikun shqiptar. Ajo është një imazh i ekranit, pasi në disa media ka qenë prezantuese e programeve për të rinj, po ashtu dhe emisioneve të pasditeve. Lorena Haxhiun e keni parë në emisionet e mëngjesit me programe si “Agon” në “Albanian Screen” e “Dita Ime” në “Vizion Plus”.

Lorena Haxhiu është votuar sot nga Këshilli i Ministrave për të zënë vendin vakant që la Besa Shahini si zv.ministre, ndërkohë që ajo zuri vendin e Lindita Nikollës.
Ndërkohë që ish-prezantuesja e emisioneve, ka qenë aktualisht në postin e Drejtoreshës së Përgjithshme të Shërbimit Rinor.
Në faqen online të këtij shërimi nuk gjendet CV e Haxhiut, por sipas profilit të saj në Facebook, ajo ka mbaruar studimet në fakultetin e Ekonomisë në Tiranës dhe është vetëm 28-vjeçe.

Ndërkohë që prej vitit 2017 është drejtoreshë e Shërbimit Rinor, drejtori në varësi të Ministrisë së Arsimit.

Lorena Haxhiu ka qenë dhe personazh i showbizit shqiptar, ku në shumë portale apo media nuk ka nguruar të publikojë dhe fotot me bikini, apo të fotografohet nga paparacët në plazhet e ndryshme të Shqipërisë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.