Home Bota Ngjarje e rëndë/ Kampioni i Botës humb jetën në një aksident rrugor

Ngjarje e rëndë/ Kampioni i Botës humb jetën në një aksident rrugor

0

Atleti kenian, Nicholas Bett, i cili u shpall kampion Bote në garën e 400 metrave në “Pekin 2015”, ka ndërruar jetë në një aksident rrugor në vendin e tij.

Sipas raportimeve, ai ishte kthyer nga kampionati kontinental që po zhvillohej në Nigeri.

28-vjeçari humbi kontrollin e makinës së tij duke rënë në një kanal, e konfirmuar zyrtarisht nga familja e sportistit dhe policia keniane.

Bett bëri histori në Botërorin e vitit 2015 në Pekin, duke u bërë keniani i parë që fitonte një titull ndërkombëtar për distanca më të shkurtra se 800 metra.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here