Home Sport “Një xhuxhmaxhuxh politik do të kapë futbollin”, sh-sulmuesi i Kombëtares kritikon Finon

“Një xhuxhmaxhuxh politik do të kapë futbollin”, sh-sulmuesi i Kombëtares kritikon Finon

0

Ish-sulmuesi i Kombëtares dhe i Vllaznisë, Roland Luçi, ka qenë tepër kritik sa i përket kandidimit të Finos. Ai e quan ndërhyrje në futboll këtë dhe nëpërmjet një statusi në “Facebook”, ka sqaruar se si Fino përfundoi kandidat për kreun e federatës.

Ja statusi i tij i plotë:
“FSHF dhe testi edvinist
Gazi mashtroi Olsin, Olsi i fryu ne vesh te vellait dhe ky hodhi ne ring Baçin – kjo eshte njera ane e medaljes.

Ana tjeter eshte provokimi kryeministror ndaj biznesit te lidhur me futbollin dhe sidomos testimi i koduar qe Edi do qe ti bej “besnikeve” te vet bashkiake.

Futbolli, si nje nder simbolet e pakta qe eshte ne gjendje te dali jashte kontureve shteterore dhe te ngrej peshe shqiptaret kudo qe jane po sfidohet nga nje xhumaxhuxh politikisht i telekomanduar qe lidhjen me boten e sportit e argumenton me te qenit tifoz!

Mbas nje muaji do te perjetojme momentin kur “besniket” do ja dredhin, kur sipermarrja sportive do te tregoj dinjitet, kur faktoret votues do te demonstrojne pavaresi, kur dorashkes politike futbolli duhet ti pergjigjet me peshqirin e knockout-it te hedhur drejt topolakut te genjyer e te perdorur edvinisht.” /PanoramaSport/

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.