Një Zjarr masiv përfshin katedralen e Notre-Dame në Paris

0

Një zjarr ka shpërthyer në katedralen e famshme të Notre-Dame në Paris ditën e sotme, ndërsa flakët u përhapën me shpejtësi në të gjithë ndërtesën.

Shkaku nuk është ende i qartë, por zyrtarët thonë se kjo mund të lidhet me rinovimin që po i bëhet katedrales. Një operacion i madh për të shuar zjarrin është duke u zhvilluar në ndërtesën gotike 850-vjeçare, por flakët kanë hedhur në tokë majën 93 metra të lartë, të kishës më të vizituar në Europë.

Ndërsa Prokurori i Parisit hapi një hetim. “Po digjet gjithçka dhe asgjë nga struktura prej druri nuk do të mbetet,” tha zëdhënësi Andre Finot.

Zjarrfikësit kanë specifikuar se flakët kanë shpërthyer në papafingo të katedrales. Kisha u evakuua dhe zjarrfikësit ngritën një rreth të madh sigurie rreth saj. Flakët po gllabërojnë të gjitha skelat e strukturës gotike. Ndërkohë, është përhapur në një nga dy kullat ikonike. “Nuk jemi të sigurt nëse mund ta shpëtojmë,” tha nënsekretari i Brendshëm Laurent Nunez.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se mendimet e tij ishin me “të gjithë katolikët dhe të gjithë francezët”.

Një zëdhënës i katedrales tha se e gjithë struktura ishte “djegur”. “Nuk do të mbetet asgjë. Mbetet për t’u parë nëse do të preket kulla, e cila mbron katedralen, apo jo”, tha ai.

“Notre-Dame de Paris në flakë. Emocioni i një kombi të tërë. Pranë të gjithë katolikëve dhe të gjithë francezëve. Ashtu si të gjithë bashkatdhetarët tanë, unë jam i trishtuar të shoh këtë pjesë tonën duke u djegur”, ka shkruar ai.

notre-lajmi

Kryebashkiakia e Parisit, Anne Hidalgo, e cila shkoi në në vendin e ngjarjes, e përshkroi atë si një “zjarr të tmerrshëm”, ndërsa u kërkoi njerëzve që të respektojnë kufijtë e krijuar nga autoritetet për të siguruar që ato të mbeten të sigurtë.

Ndërkohë ka reaguar edhe Shefi i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, i cili thekson se pamje të tilla janë të dhimbshme.

“E tmerrshme të shikosh zjarrin masiv në katedralen ‘Notre Dame’ në Paris. Ndoshta hedhja e ujit nga sipër mund të përdoret mbi të. Duhet vepruar shpejt” shkruan Trump.

Katedralja e famshme konsiderohej shembulli më i mirë i arkitekturës gotike franceze. Ndërtimi i katedrales filloi më 1163 gjatë mbretërimit të Louis VII. Gjatë ndërtimit, një numër i arkitektëve punuan me ndërtimin, diçka që stilet e ndryshme (dhe lartësitë) e kullave dëshmojnë për të. Ndërtimi i katedrales përfundoi në vitin 1345. Katedralja kishte 10 kambana.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.