Home Te ndryshme Njihuni me vajzën e re që Harvard beson se është Ajnshtajni tjetër

Njihuni me vajzën e re që Harvard beson se është Ajnshtajni tjetër

0

Të jesh i krahasuar me gjenitë si Stephen Hawking dhe Albert Einstein nuk është diçka që ndodh shpesh me personat e thjeshtë.

Por, kur themi emrin Sabrina Gonzalez Pasterski ajo është larg të qenit një njeri i thjeshtë.

Në moshën 23-vjeçare, Sabrina ka realizuar tashmë më shumë se sa shumica prej nesh.

Kur ishte vetëm 14-vjeçe, banuese në Çikago, Sabrina Gonzalez Pasterski, ndërtoi vetë një aeroplan me motor.

Nëse kjo nuk ju duket mjaftueshëm mbresëlënëse, atëherë duhet ta dini që ajo fluturoi mbi liqenin e Michiganit, duke u bërë personi më i ri në botë që fluturon me aeroplanin e saj.

E gjithë puna për ndërtimin e tij i mori dy vite dhe Sabrina e dokumentoi të gjithë përvojën e saj në YouTube.

Ajo u diplomua nga Akademia e Matematikës dhe Shkencës në Illinois në vitin 2010 dhe u regjistrua në Institutin prestigjioz të Massachusetts të Teknologjisë.

Fillimisht ajo duhej të priste për t’u pranuar në shkollë për shkak të moshës, por kur profesorët Allen Haggerty dhe Earl Murman panë videot e saj në YouTube nuk kishin asnjë dyshim.

Haggerty, pjesë e stafit akademikë është shprehur:

Mbetëm me gojë hapur kur e pamë atë. Potenciali i saj ishte jashtë çdo parashikimi. Pas vetëm tre vjetësh në MIT ajo ka arritur mesataren më të lartë të mundshme të notave prej 5.0.”

Tani po punon në doktoratën e saj në Universitetin e njohur botëror të Harvardit, me liri të plotë akademike dhe pa ndërhyrje nga stafi.

Edhe një herë ajo është vetëm 23 vjeçe!

Tashmë, Sabrina nuk është më e interesuar avionë, por ka kthyer vëmendjen e saj në fizikë, domethënë tek vrimat e zeza si dhe gravitetin në hapësirë ​​dhe në kohë, kështu lindi krahasimi me Einstein dhe Hawking.

Ajo posaçërisht dëshiron të studiojë “gravitetin kuantik”, ku do të përpiqet të kuptojë lidhjen midis gravitetit brenda kontekstit të fizikës kuantike.

Nëse kërkimi i saj rezulton i suksesshëm, zbulimet në këtë fushë mund të ndryshojnë shumë mënyrën se si e kuptojmë universin.

Paterski regjistron të gjithë punën e saj në faqen e saj të internetit Physics Girl, por nëse ju jeni paksa të mbingarkuar nga arritjet e saj ajo ka disa fjalë të urta për ju.

Gjatë një interviste me Marie Claire këtë vit ajo tha:

Jini optimistë për atë që mendoni se mund të bëni. Kur je i vogël thua se sa shumë gjëra do bësh kur të rritesh, por kur j më i vjetër, mendon se sa e rëndësishme është të mos i harrosh ato ëndrra.”
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here