Home Kultura Njihuni me vajzën e Vaçe Zelës, ngjashmëri e frikshme me të ëmën

Njihuni me vajzën e Vaçe Zelës, ngjashmëri e frikshme me të ëmën

0

Vaçe Zela ishte dhe do të ngelet një prej ikonave më të vyera të muzikës shqiptare. Ajo u nda nga jeta me 6 shkurt të vitit 2016, por la pas shumë vepra të çmuara artistike dhe një familje të përbërë nga vajza, Irma dhe i shoqi Pjetër Rodiqi.

E bija ka zgjedhur të ketë një jetë jashtë artit e muzikës. Edhe pse me një ngjashmëri të madhe fizike me të ëmën, Irma nuk ka trashëguar asgjë nga pasioni i Vaçes për këngën.

Ajo jeton dhe punon në “Institutin e Statistikave” në Zvicër.

Në një intervistë për “Koha Jonë”, Irma ka treguar se përveç ngjyrës së syve nga e ëma ka trashëguar edhe virtytet.

E reja shprehet:

Ajo ka qenë dhe mbetet gjëja më e shtrenjtë, dhurata më e madhe e jetës sime. Ishte jo vetëm një nënë ideale, një grua e sakrificës, por edhe shoqja ime më e mirë. Ka lënë pas një boshllëk që nuk do të mbushet për sa kohë të jetoj. Amaneti i saj ishte të prehej në atdhe, ndërsa brenga e vetme ishte që nuk mundi të vinte dhe një herë në Shqipërinë e saj të dashur. Rronte me atë ëndërr që për fat të keq ngeli e tillë”.

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.