Home Sport Nuk arriti objektivin e klubit, Inzaghi jep dorëheqjen si trajner

Nuk arriti objektivin e klubit, Inzaghi jep dorëheqjen si trajner

0

Filippo Inzaghi ka vendosur t’i japë fund aventurës së tij tek ekipi i Venecias. Ai ka zhvilluar dhe ndeshjen e fundit kundër Palermos dhe më pas e jep vetë lajmin ku tha se e kishte biseduar më parë edhe me presidentin e klubit.

“Tani të gjithë do të shohim rrugët tona dhe unë nuk do të vijoj të jem më te Venezia. Gjithsesi ajo që kemi bërë me këtë skuadër dhe këta lojtarë, nuk mund të fshihet nga askush”, tha Super Pipo.

Inzaghi arriti ta ngjiste Venecian në Serine B, por nuk e bëri dot që ta ngjiste në Serine A. Ky ndoshta mund të jetë pengu më i madh i këtij largimi.

Inzaghi është shumë pranë akordit me ekipin e Bolognës në Serinë A, dhe me shumë gjasa mund ta shohim duke drejtuar klubin kuqeblu në elitën e futbollit italian.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.