Nuk dorëzoi mandatin duke dalë kundër opozitës, reagon Rudina Hajdari

0

Deputetja Rudina Hajdari, pak ditë më parë dha një intervistë për Zërin e Amerikës, ku bëri të ditur se do të vazhdojë të marrë pjesë në punimet e parlamentit, duke kundërshtuar vendimin e partisë së saj për të djegur mandatet parlamentare.

Hajdari gjatë intervistës deklaroi se vendimi i saj është në respekt të Kushtetutës, ndërsa vendimi i partisë demokratike është marrë me nxitim, pa u llogaritur rreziku i destabilitetit.

Ditën e sotme me anë të një statusi në “Facebook”, ka përkujtuar një datë të rëndësishme për shqiptarët, atë të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike me SHBA-në, pas 52 vitesh ndërprerje.

“Pas 52 vitesh ndërprerje më 15 Mars 1991 përmes një ceremonie solemne historike u nënshkrua “Memorandumi i Mirëkuptimit” që rivendosi marrëdhëniet diplomatike SHBA – Shqipëri”, shkruan Hajdari në faqen e saj në “Facebook”

Ajo shprehu mirënjohje ndaj SHBA-ve për mbështetjen që iu kanë ofruar shqiptarëve.

Statusi i plotë

15 Mars shënon një datë mjaft të rëndësishme për Shqiptarët. Pas 52 vitesh ndërprerje më 15 Mars 1991 përmes një ceremonie solemne historike u nënshkrua “Memorandumi i Mirëkuptimit” që rivendosi marrëdhëniet diplomatike SHBA – Shqipëri.

Shqiptarët u janë shumë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen shumë të rëndësishme që SHBA u ka ofruar Shqiptarëve në çdo kohë dhe në çdo proçes të rëndësishëm që Shqipëria ka patur dhe vazhdon të ketë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.