Home Sociale Nusja i helmoi nënën, djali i viktimës: Jam pishman moj nënë…

Nusja i helmoi nënën, djali i viktimës: Jam pishman moj nënë…

0

Kur kanë kaluar afro një vit nga vdekja e një 47 vjeçare në Tiranë, ku në fillim u raportua për shkaqe natyrore, këtë të hënën policia ka nxjerrë detaje të reja suke zbuluar se ajo është vrarë nga nusja e djalit.

Më 30 prill të vitit 2017, policia raportoi se është dërguar nga familjarët në QSUT shtetasja L.L (Lirie Lami), vjeç 47, banuese në Frutikulturë, e cila ka ndërruar jetë nga infarkti.

E akuzuar për këtë vrasje është nusja e djalit të saj Marjana Cmeta, e moshës 21 vjeç. Cmeta dyshohet se e ka vrarë vjehrrën e saj duke i hedhur fostoksinë në ushqim për konflikte familjare, pasi ajo nuk e pranonte si nusen e djalit.

Një dhimbje të madhe ka lënë për këtë të fundit humbja e nënës, të cilën ia vrau nusja. Olti Lami, djali i të ndjerës, pas vdekjes së të ëmës ka postuar në rrjetet sociale statuse të dhimbshme ku shprehte mungesën që ndiente për të ëmën. Ndërkohë, një status që ngre dyshime nëse ai dinte apo jo gjë për veprimin e nuses së tij është ky:

“E Verteta: Rrugen e Ka Te Gjate : Por Vjen!

Poezia që i ka kushtuar:

NËNË TI SHKOVE N’TJETËR BOTË

E KËTU MË LE MUA

MË SMUN TË DËGJOI NGA TI

FJALËN BIR TË DUA

TË MORRI ZOTI TY MOJ NËNË

E MË LA MUA PA TY

MËRZITEM SHUMË MOJ NËNË

QË MË S’MUND TË SHOH ME SY

SHPESH MENDOJ PËR TY NËNË

E KUJTOJ DITËT QË KALUAM BASHK

PREJ QË VDIQE TI MOJ NËNË

NË ZMËR MU FORMUA NJË BOSHLLËK

KUR AFROHEM TE VARRI YT

SYT MU MBUSHEN PLOT ME LOT

NËNË TI MË LE MUA

DHE SHKOVE NË TJETËR BOT

TË GJITHË MË SHIKOJNË MOJ NËNË

NDOSHTA JU DHIMBSEM UNË

OJ NËNË TË GJITH E KANË DITUR

SE TË KAM DASHUR SHUMË

KUR FLE NATËN NËNË

UNË VETËM PËR TY MENDOJ

DO TË DOJA TË KEM PRANË

DHE FYTYRËN TËNDE TA LEDHATOJ

JAM PISHMAN MOJ NËNË

SE NUK TA DITA VLERËN

PREJ QË VDIQE TI MOJ NËNË

VDEKJA YTE NA MBYLLI DERËN

ASKUSH MOJ NËNË

MË TEK NE NUK VIE

QË PREJ ASAJ DITE

KUR U LARGOVE PREJ KËSAJ SHTËPIE

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.