Home Kultura Olen Cezari magjeps me violinën e tij në Rio de Zhaneiro

Olen Cezari magjeps me violinën e tij në Rio de Zhaneiro

0

Artisti shqiptar i njohur ndërkombëtarisht Olen Cesari ka publikuar projektin më të ri muzikor të cilin e ka xhiruar në statujën e “Krishtit” në Rio De Zhanjero, Brazil.

Ai prej kohësh tashmë ka lajmëruar ardhjen në jetë të kësaj videoje, ndërkohë që vetë ka qëndruar një muaj në Brazil.

Nën titullin “Dashuria e pastër” violinisti virtuoz përpiqet të sjellë një panoramë të një ‘dhome’ të vogël që ne kemi harruar se ekzistonte.

Kjo është hera e parë që një artist shqiptar realizon një projekt të këtyre përmasave.

Në skenat e video-klipit shfaqen pamjet se si përcillet dashuria e një nëne për fëmijën e saj që e ndjek atë, duke eksploruar botën hap pas hapi dhe ditë pas dite.

Ky udhëtim është pelegrinazhi ndaj “Cristo Redentor” me muzikën që ata po dëgjojnë që vijnë nga krahu i Krishtit. Vizioni i besimit dhe shpresa në muzikë.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.