Home Sport Panucci refuzon të flasë, Ilda Bejleri e bën për ujë të ftohtë

Panucci refuzon të flasë, Ilda Bejleri e bën për ujë të ftohtë

0

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci ka refuzuar të flasë pas barazimit pa gola ndaj modestëve të Jordanisë.

Ilda Bejleri e cila po e priste trajnerin e Kombëtares për ta intervistuar, u nxeh dhe e cilësoi veprimin e tij arrogant dhe aspak korrekt.

Ndërsa ish-trajneri i kombëtares, Astrit Hafizi tha se ky veprim i Panuccit ishte i pavend.

“Të gjithëve nuk na pëlqen të flasim kur punët nuk janë mirë, ndërkohë që jemi të detyruar të respektojmë mediat dhe opinionin publik.

Sjellja e trajnerit është e papranueshme.

Ai e nënvelërson shumë Shqipërinë dhe teksa u kërkon lojtarëve të jenë profesionistë, për vete jep shembullin e kuyndërt.

Tërësisht e papranueshme kjo sjellje. Nuk e kam parë në asnjë vend”, ka thënë Hafizi ndër të tjera për “Supersport”.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.