Panuçi sqaron situatën me Romën: E vërteta është që unë me klubin…

0

Trajneri i Kombëtares, Kristian Panuçi, ka mohuar kategorikisht lajmin e bërë publik paraditen e sotme në mediat italiane, ku thuhej se 45-vjeçari është në bisedime me drejtuesit e Romës, për të marrë drejtimin e skuadrës verdhekuqe.

Në një prononcim të shkurtër për “Panorama Sport”, tekniku italian ka zbuluar se nuk ka asnjë kontakt me klubin e Serisë A, duke respektuar kështu kontratën me FSHF-në.

Unë me klubin e Romës nuk kam absolutisht asnjë kontakt. Për më tepër kam kontratë me Federatën Shqiptare të Futbollit”, deklaroi trajneri i Shqipërisë “ për Panorama Sport”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.