Home Sport Paralajmërimi/ Boksi mund të hiqet nga Lojërat Olimpike

Paralajmërimi/ Boksi mund të hiqet nga Lojërat Olimpike

0

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar kërcënoi me heqjen e boksit nga Lojërat Olimpike për shkak të shqetësimeve se një biznesmen uzbek, i akuzuar për lidhje me krimin e organizuar, kandidoi, pa kundërshtar, për president të Shoqatës së Boksit Amator.

Shqetësimet u ngritën pasi një listë e shoqatës së boksit përfshiu biznesmenin Gafur Rakhimov si të vetmin kandidat për president, që do të votohet në kongresin e muajit të ardhshëm të Shoqatës Ndërkombëtare të Boksit në Moskë.

Rakhimov, vitin e kaluar, është përshkruar nga Departamenti amerikan i Thesarit si “një nga kriminelët kryesorë të Uzbekistanit dhe një person i rëndësishëm i përfshirë në tregtinë e heroinës”.

Rakhimov i ka mohuar akuzat.
Pas njoftimit se Rakhimov do të garojë pa kundërkandidat, Komiteti Olimpik Ndrkombëtar tha se bordi i tij “shprehu shqetësimin e vazhdueshëm për situatën e rëndë në kuadër të Shoqatës Ndërkombëtare të Boksit dhe qeverisjen e saj aktuale”, shkruan rel.

Derisa çështjet e qeverisjes të mos adresohen, Komiteti tha se “ekzistenca e boksit në programin olimpik dhe madje njohja e Shoqatës Ndërkombëtare të Boksit janë nën kërcënim”.
Boksi është në program në çdo olimpiadë që nga viti 1920.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.