Home Kryesore Paralajmëron Ndoka: Do publikohen skandale të reja mbi qeverin Rama

Paralajmëron Ndoka: Do publikohen skandale të reja mbi qeverin Rama

0

Nard Ndoka, kryetar i PDK-së dhe deputet i opozitës, paralajmëroi se në ditët në vazhdim do të publikohen të tjera fakte mbi skandalet dhe aferat e qeverisë Rama.

“Janë shërbimet e huaja ato që janë futur në lëvizje duke parë se dështimi i kësaj mazhorance, i këtij kryeministri është spektakolar. Disa ndërkombëtarë i ka fyer kryeministri jonë legjendar dhe është krijuar një konflikt i tillë”, tha Ndoka në studion e News 24.

Sipas Ndokës, “jemi në një pikë kulmore, s’duhet të ketë zgjidhje tjetër vetëm se një përplasje mes opozitës dhe mazhorancës tashmë edhe në formën e një bllokimi total institucional”.

Ndoka theksoi se sot kemi në arrest ish-ministrin e Brendshëm për përfshirje direkte me një grup kriminal dhe kjo ka krijuar kosto edhe në bashkëpunimin me partnerët tanë ndërkombëtarë, pasi ato nuk kanë më besim as te Kryeministri, por as te Policia e Shtetit.

“Imagjinoni kur një policie i zhduken gjysma e drejtuesve të vet. Kjo krijon një lloj problem, jemi kthyer problem edhe për fqinjët e partnerët tanë, ccdo ditë ka lajme për drogë, ka grupe kriminale që shumica kanë dalë edhe jashtë kontrollit një pjesë e tyre bashkëpunon me policinë dhe shtetin, por ka edhe grupe paralele që ndodhen në konflikt me njëri tjetrin”, tha Ndoka.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.