Home Kryesore Partia Demokratike publikon fakte të reja për skandalin e Fatmir Xhafajt

Partia Demokratike publikon fakte të reja për skandalin e Fatmir Xhafajt

0

Partia Demokratike ka lëshuar akuza të tjera ndaj Fatmir Xhafajt, në lidhje me vëllain e tij, Agron Xhafaj.

Deputeti Enkelejd Alibeaj, Ervin Salianji dhe ish-ministri Gazmend Bardhi kanë hedhur të tjera akuza nga selia e PD.

Sipas Alibeajt, ligji ‘antimafia’ e bën vetë subjekt të ligjit Fatmir Xhafën.

Pjesë nga deklarata e Enkelejd Alibeaj:

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka shfrytëzuar postin publik dhe pushtetin politik për t’i siguruar paprekshmëri nga ligji vëllait Agron Xhafaj, i dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge me 7 vjet e 2 muaj burg.

Janë 3 fakte të rëndësishme sesi Fatmir Xhafaj, në detyrën e Ministrit të Brendshëm shkeli ligjin duke penguar çdo veprim për ekstradimin e të vëllait.

Janë tre fakte të rëndësishmes se si Xhafaj ka penguar çdo veprim për ekstradimin e vëllait.

Agron Xhafaj nuk bën asnjë ditë burg se pse vëllai nuk përmbush përgjegjësitë e tij dhe të verifikojë identitetin e ri të vëllait të informojë autoritete italiane dhe ta arrestojë.

Ai falsifikoi dokumentet ligjore për të pamundësuar dënimin e tij si në Itali dhe në Shqipërisë.

Ministri i Brendshëm nuk zbaton Ligjin Antimafia dhe pengon që ligji të veprojë ndaj tij. Aktiviteti kriminal që ka kryer vëllai i tij e bën subjekt të ligjit vetë Fatmir Xhafajn.

agron-xhafaj

 PD ka nxjerrë një audio-përgjim ku sipas tyre është një bisedë mes një trafikanti dhe Agron Xhafaj.

– Trafikanti – Erdha për të bërë atë rrugën
– Agron Xhafaj – trafikantit: Të jetë hera e fundit, se po na sulmojnë
– Agron Xhafaj- trafikantit: Mos më bjer më në qafë se po më sulmojnë vëllain
– Agron Xhafaj-trafikantit: Më kanë nxjerrë emrin. Ata plehrat po na sulmojnë shumë.
– Agron Xhafaj-trafikantit: Ata në Itali janë zbërthyer komplet

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.