Home Sport Partizani “pushton” Krujën me Bardhin, Laçi surprizon Skënderbeun (VIDEO)

Partizani “pushton” Krujën me Bardhin, Laçi surprizon Skënderbeun (VIDEO)

0

Kategoria Superiore ka zhvilluar tre ndeshje të tjera të javës së 12-të. Partizani ka rrëmbyer fitoren e dytë radhazi në kampionat në trasfertën e Krujës 1-2 ndaj Kastriotit. Vendasit janë munduar të surprizojnë të besuarit e Gegës, por kanë qenë të pafuqishëm. Momenti më pikant i ndeshjes ishte minuta e 19-të e takimit. Asani pason për Telushin. Mesfushori vlonjat nis një top të saktë për Bardhin. I riu në dyluftim me portierin Kuka dhe një nga mbrojtësit shfrytëzon mjaft mirë gabimin mes tyre dhe merr topin e falur. Bardhi ecën me topin në zotërim dhe e dërgon në rrjetë.

Takimi ka vazhduar me ritëm mesatar me kryeqytetasit që nuk po shpenzojnë shumë. Në minutën e 36-të, Kote fut një top mjaft të mirë për Bardhin arrin të shënojë me kokë. Vetëm 1 minutë më pas vendasit reagojnë me anë të brazilianit Roger që mori vendin e Atsinas. Në aksionin pasardhës, pasim nga mesi i fushës për lojtarin. Partizani i zënë në befasi. Futbollisti kalon mjaft mirë Gojkovicin dhe i vetëm përballë Hoxhës nuk gabon. Partizani ngjitet në krye me 28 pikë, 2 më shumë se Skënderbeu.

Skuadra korçare ka pësuar një humbje të papritur 0-2 ndaj Lacit në duelin e zhvilluar në “Selman Stermasi”. Kurbinasit gjetën rrugën e rrjetës që në minutën e 7-të me Shtubinën. Altiparmakovski nis topin te Kallaku i cili e kthen në shtyllën e dytë, aty ku Shtubina me kokë e dërgon në rrjetë. Në pjesën e dytë, Gjoni shënoi edhe golin e dytë 5 minuta nga fundi i kohës së rregullt.

Teuta ndërkohë fitoi me përmbysje 3-1 ndaj Kamzës. Latif, Progni dhe Beqja bën të pavlefshëm golin e italianit Bonani. /Koha Jone/

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.