Home Sport Pas Agollit dhe Lilës, edhe Mavraj mbështet Dukën

Pas Agollit dhe Lilës, edhe Mavraj mbështet Dukën

0

Armand Duka, ditën e djeshme ka konfirmuar rikandidimin për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit. Ai do të jetë në garë në datën 7 shkurt me deputetin e Partisë Socialiste, Bashkim Fino.

Duket se shumë futbollistë të kombëtares sonë kanë dalë hapur në mbështetje të Dukës. Pas Agollit dhe Lilës, është Mërgim Mavraj i cili ka mbështetur Dukën në rrjetet sociale.

“Të uroj më të mirat nga zemra. Suksese president. Big Boss”- shkruan kosovari në postimin e tij.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.