Home Kryesore Pas Bashkim Finos fshihet kryeministri Rama dhe i vëllai i tij, Olsi

Pas Bashkim Finos fshihet kryeministri Rama dhe i vëllai i tij, Olsi

0

Përditë e më shumë po forcohen dyshimet se prapa një skenari për t’i dhënë fund mbretërimit 16 vjeçar të Armando Dukës në krye të FSHF-së qëndron as më pak as më shumë se sa vetë kryeministri Rama. Deri më tani kjo hipotezë shihej vetëm në trajtën e thashethemeve dhe kulisave të oborrit. Përflitej se miqësia e kryeministrit me presidentin e klubit Partizani, Gaz Demi, një kundërshtar i hapur i Dukës, pastaj afrimi i vëllait të tij Olsi Rama, në drejtimin e Partizanit, po blindonin një pol lobingu për rrëzimin e kreut aktual të FSHF-së. Flitej gjithashtu se edhe sponsorizimi i ish kryeministrit Bashkim Fino ishte nxitur nga ky grupim. Por për javë me radhë nuk kishte asgjë konkrete. Mdje herë pas here dyshimet daraviteshin nga fjalët që fino u thoshte vetë miqve të tij gazetarë sportivë: “Pa dhënë Ok i gjati nuk mund të hyj në këtë garë”. Shumëkush medndonte se Edi Rama, nuk i ngjante papaardhësit të tij Berisha që donte të rrëmbente gjithçka, madje edhe federatën e futbollit. Ata që e njihnin vinin bast se ai nuk hapte sherre të kota dhe me kosto publike, që mund të zgjonin madje edhe reagimet ndërkombëtare të UEFA-s dhe FIFA-s.
Kjo bindje për mos implikimin e Edi Ramës bëhej më e fortë edhe për dy faktorë. Për një kohë të gjatë ai nuk po i hapte dritën jeshile Finos dhe grupimit që po e mbështeste, duke u kënaqur në mënyrë perverse me ankthin e tyre në rritje.
Një arsye tjetër ishte edhe miqësia e tij me Armando Dukën. Ata shpesh kanë drekuar apo darkuar bashkë, qoftë në Durrës, qoftë në restorantin e rezidencës qeveritare të këtij qyteti dhe marëdhënia e tyre ishte bërë më e fortë që pas kualifikimit të Shqipërisë në Francë 2016, të cilën rama e shfrytëzoi edhe për interest e tij politike. Madje Armando Duka arriti deri aty sa u përpoq ta mbulojë në media çmendurinë delirante të kryeministrit se dizenjuesi i fanellës së kombëtares nuk ishte kush tjetër veçse ai vetë.
Prandaj shumëkush vinte bast se mbi peshoren në njërën anë të së cilës rëndonte klani ku bënte pjesë vëllai i kryeministrit dhe në anën tjetër Armando Duka, Rama nuk do të vendoste asnjë gur.
Por gjithçka ndryshoi papritur në fund të vitit të shkuar kur kreu i ekzekutivit u shfaq për një intervistë në Top Channel. i pyetur nga Sokol Balla nëse ishte ai pas inisiativës së kandidimit të Bashkim Finos, ai nuk e pohoi, por dha sinjalin e qartë se i kish hapur rrugën ish kryeministrit të ’97.
“Unë nuk jam këtu për të ndërprerë ambicjen e askujt për të kandiduar” tha rama në 28 dhjetor në Top Story.
Dhe që nga ky moment gjithçka u bë e qartë. Socialistët kanë shumicën e mandateve (ndoshta dy të tretat) në asamblenë zgjedhore të FSHF-së që do të mbahet në 7 shkurt. Si pasojë e faktit që klubet janë të varura në pjesën më të madhe nga Bashkitë dhe se shumicën e tyre i ka PS, për presidentin e FSHF-së mendohet se do të votohet politikisht.
Kjo gjë u bë më evidente pas shpalljes së kandidadurtës së Bashkim Finos. Edhe ai vetë dha dy sinjale të aqrta politike. Së pari klubi fillestar që e propozoi atë ishte ai i qytetit të Lushnjes bashkia e të cilit kontrollohet nga PS-ja. Sinjali i dytë ishte deklarata e vetë rivalit se ai nuk do ta dorëzonte mandatin e deputetit. Pra se ai do të futej në një garë sportive duke ruajtur ngjyrat e partisë që i siguronin fitoren.
Po në të njëjtën ditë, të enjten, edhe Armando Duka u shfaq në televizionin që e mbështet hapur, Top Channel, duke u munduar më kot ta reduktonte rolin e Ramës dhe duke e etiketuar kandidimin e Finos si nismën e një “grupi miqsh”.
Por përpos tij edhe të tjerët e dinë se ajo është shumë më tepër sesa kaq. Ajo që është më e vështirë të kuptohet është fakti Rama vendosi t’a shesë Armando Dukën dhe pse krijoi një rival socialist për të. Një hipotesë është thjeshtë financiare. Në paraqitjen e tij të parë në fushatë në ekranin e TVSH-së, Fino deklaroi se nëse zgjidhet ai do të ndërtojë gjatë tetë viteve të ardhshme tre stadiume të ngjashme me “Elbasan arena”. Një hipotezë e dytë është sa financiare edhe sportive. Duke qenë se gjatë presidencës së Dukës, në kampionatin shqiptar ka dominuar Skënderbeu, një skuadër e sponsorizuar nga “Ama Kafe” ku vetë kreu i federatës është aksioner, tani mendohet të hapet një periudhë e leverdishme nga ana futbollistike dhe monetare për “Partizanin” që po mbështet rivalin tjetër në garë.
Por të gjitha këto janë vetëm supozime. Ajo që mund të thuhet me siguri është fakti, se pas plot 20 vitesh, që nga koha e Berishës së parë, kur FSHF e drejtonte ish ministry Edmond Spaho, futbolli mund të kthehet sërish nën dominimin e një partie politike që ka future në garë një nga ish kryeministrat e saj, për të rrëzuar mbretërimin e Dukës. Natyrisht me bekimin e Edi Ramës.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.