Home Aktualitet Pas daljes nga burgu, ish-deputetit i kthehet dhe pasuria

Pas daljes nga burgu, ish-deputetit i kthehet dhe pasuria

0

Ish-deputeti socialist Mark Frroku është liruar pak muaj më parë nga burgu, ku ishte dënuar me 7 vite dënim.

Ai u la i lirë për sjellje të mirë si dhe për shkak se kishte bashkëshorten të sëmurë.

Por pas lirimit nga qelia, Mark Frroku ka marrë edhe një tjetër lajm.

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka hequr nga sekuestro 4 prona të konfiskuara më parë nga Gjykata e Shkallës së Parë.

Pasuritë, të cilat më herët janë vendosur nën sekuestro, janë një sërë apartamentesh në Tiranë, Orikum dhe Shëngjin.

Gjithashtu në listën e pasurive të Frrokut janë edhe garazhe në Tiranë dhe sipërfaqe toke në Lezhë.

Vlera e pasurive është vlerësuar nga ekspertët rreth 500 mijë euro.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.