Home Kryesore Patozi: Basha prishi normat e karrierës në Partinë Demokratike

Patozi: Basha prishi normat e karrierës në Partinë Demokratike

0

Astrit Patozi tha se e akuzon Lulzim Bashën për prishjen e normave të karrierës në Partinë Demokratike. Ish-deputeti tha se Sali Berisha ka pasur në qeverinë e tij njerëz që nuk i kishte afër vetes, po kështu në Grupin Parlamentar dhe Kryesinë e PD-së.

“Në 2005, Berisha ftoi të gjithë ata njerëz që ishin larguar nga PD dhe ata u kthyen sepse kishin një garanci. Berisha kurrë nuk prishi nervin apo ekujlibrat e PD-së, pavarësisht të mirave dhe këqijave, ndërsa Lulzim Basha e prishi këtë.

Ne kemi pasur probleme me demokracinë e brendshme edhe gjatë kohës që kam qenë unë nënkryetar i PD-së, por nuk ndodhte kurrë që ato që nuk kishte qejf Berisha të mos ishin pjesë e listës së deputetëve.

Unë po ju them se në të paktën dy raste kam qenë përgjegjës për listën e Vlorës dhe kam diskutuar, debatuar dhe e kemi vendosur bashkarisht me z. Berisha përbërjen e saj”, tha Patozi.

Ish-deputeti demokrat tha se Lulzim Basha nuk guxon sot të na ftojë në PD.

“Ne Lulzim Basha na ka vrarë pas shpine, ne nuk kemi bërë një betejë ballë për ballë sikundër ka ndodhur vite më parë në PD kur ajo drejtohej nga z. Berisha”, theksoi Patozi.

Sipas tij, në PD pavarësisht periudhave të errëta që ka pasur, kurrë nuk ka ndodhur kjo që po ndodh sot në këtë parti.

“Sot PD duhet të zgjidhë problemin me mentalitetin”, tha ai.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here