Home Kryesore PD nis betejën në Kuvend: Të dorëhiqet Gramoz Ruçi

PD nis betejën në Kuvend: Të dorëhiqet Gramoz Ruçi

0

Partia Demokratike ka kërkuar ditën e sotme dorëheqjen e Kryetarit të Kuvendit, pasi sipas kryer ai ka kryer puç kushtetues.

Kërkesa është bërë nga kreu i grupit parlamentar Edmond Spaho, në mbledhjen e Burosë së Kuvendit, e para pas seancës së 18 dhjetorit ku u zgjodh kryeprokurorja e Përkohshme.

“Kryeprokurori duhej te zgjidhej me 3/5, i propozuar nga KLP dhe me vetting. U emërua me 69 vota, nga PS dhe pa vetting”, ka deklaruar kreu i grupit parlamentar të PD-së.

Spaho në mbledhjen e Byrosë së Kuvendit ka deklaruar se, ‘opozita do të qëndrojë fort në mbrojtje të Kushtetutës dhe institucioneve demokratike.

Debati

Spaho akuza mazhorances për zgjedhjen e kryeprokurores: do te mbroje njerëzit Edi Rames, ështe bere një puc kushtetues

Spaho: Me 18 Dhjetor u krye puç kushtetues, i urdheruar nga Edi Rama, por i zbatuar nga Ruçi.

Spaho: Kryeprokurori duhej te zgjidhej me 3/5, i propozuar nga KLP dhe me vetting. U emerua me 69 vota, nga PS dhe pa vetting.

Spaho: Qellimi i emerimit antikushtetues i Kryeprokurorit eshte t’i jape mbrojtje ligjore pushtetit te inkriminuar dhe te korruptuar te Edi Rames.

Spaho: opozita nuk mund te lejoje shkeljen e vazhdueshme te Kushtetutes dhe delegjitimimin e insititucioneve.

Spaho: Opozita do te qendroje fort ne mbrojtje te Kushtetutes dhe institucioneve demokratike

Balla: kushtetuta ka percaktuara se 28 deputet mund te kerkojne interpretimin ne gjykate kushtetuese te vendimeve qe merr parlamrnti. Mund ti drejtoheni asaj

Spaho: Qellimi i emerimit antikushtetues i Kryeprokurorit per te mbrojtur Saimir Tahirin nga akuza e trafikut nderkombetar te droges, Vangjush Dakon nga pergjimet e sherbimeve te huaja per blerjen e votes nga kriminelet ne kembim te tenderave, Qazim Sejdinin per lidhjet me krimin e organizuat, pastrimin e parave dhe blerjen e zgjedhjeve. Opozita nuk mund te lejoje shkeljen e vazhdueshme te Kushtetutes dhe delegjitimimin e insititucioneve. Doreheqja e Ruçit eshte hapi i pare i kthimit te normalitetit ne parlament.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here