Home Politike Përplasja me aktorët, Vasili: Rama kërkon të zëvendësojë skenën me ERTV

Përplasja me aktorët, Vasili: Rama kërkon të zëvendësojë skenën me ERTV

0

Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili akuzon Ramën se po kërkon të zëvendësojë skenën e teatrit me ERTV e tij.

Duke dalë në krah të artistëve shqiptarë, Petrit Vasili tha sot se LSI kërkon një projekt dinjitoz

Nga selia e LSI-së në një prononcim për median mesditën e sotme Vasili u shpreh: “Rama kërkon të rrënojë artin dhe kulturën. Do ta lërë kryeqytetin pa art.  Qeveria e kryeministrit kërkon të zëvendësojë skenën me ERTV e tij. Ai është as më shumë as më pak një korife i Saddam Hussein që do të dëgjojë vetëm propagandën e tij. Dha një provë se ai është kundra shqiptarëve. Mbështesim artistët dhe kërkojmë një projekt dinjitoz që të mos jetë as një cm më poshtë sesa teatrot e vendeve fqinjve.”

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.