Home Kryesore Përplasja para Kuvendit, policja humbet 4 gishta, një tjetër dëgjimin

Përplasja para Kuvendit, policja humbet 4 gishta, një tjetër dëgjimin

0

Nga protesta e dhunshme e banorëve të Unazës së Re sot paradite para Kuvendit u lënduan 12 efektivë policie dhe 3 qytetarë.

Mësohet se njëra nga efektivet e lënduara ka humbur katër gishtat e dorës si pasojë e hedhjes së kapsollave nga protestuesit.

E plagosura është dërguar në spitalin e Traumës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë që një polic ka humbur dëgjimin, pasi kapsolla e ka kapur në pjesën e qafës.

Pamje të rënda! Protesta e banorëve të "Unazës së Re" ka degjeneruar në dhunë ndaj policisë. Nga ky filmim shihet plagosja e një policeje femër.

PAMJE TË RËNDA! Protesta e banorëve të "Unazës së Re" ka degjeneruar në dhunë ndaj policisë. Nga ky filmim shihet plagosja e një policeje femër e cila ka humbur tre gishta në njërën dorë dhe ka probleme të rënda me dëgjimin në njërin vesh si pasojë e një kapsolle që u hodh drejt saj nga protestuesit! Në total janë 13 efektivë të plagosur!

Posted by VIZION PLUS on Thursday, November 22, 2018

Gjatë protestës që përshkallëzoi në akte dhune ndaj forcave të rendit, përballë godinës së sallave plenare të Kuvendit të Shqipërisë janë plagosur 12 efektivë të Policisë së Shtetit.

Efektivët janë lënduar me mjete të forta dhe piroteknike, hedhur nga tubuesit mbi punonjësit e Policisë, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë të specializuar mjekësore, mes tyre dy me dëmtime më të rënda.

Policia e Shtetit u bën thirrje protestuesve dhe përfaqësueve politikë për distancim nga dhuna dhe nga goditjet ndaj punonjësve të rendit” – thotë policia ndër të tjera.

Sot, i plagosur nga protesta mbeti edhe zv.drejtori i Policisë së Tiranës, Dhimitraq Ziu.

Gjatë protestës që përshkallëzoi në akte dhune ndaj forcave të rendit, përballë godinës së sallave plenare të Kuvendit të Shqipërisë janë plagosur 12 efektivë të Policisë së Shtetit. `Efektivët janë lënduar me mjete të forta dhe piroteknike, hedhur nga tubuesit mbi punonjësit e Policisë, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë të specializuar mjekësore, mes tyre dy me dëmtime më të rënda Policia e Shtetit u bën thirrje protestuesve dhe përfaqësueve politikë për distancim nga dhuna dhe nga goditjet ndaj punonjësve të rendit.

Posted by Policia e Shtetit on Thursday, November 22, 2018

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.