Home Kryesore Përplasja për veteranët, Haradinaj i përmend hotelin ‘Rogner’ Thaçit

Përplasja për veteranët, Haradinaj i përmend hotelin ‘Rogner’ Thaçit

0

Kryeministri Ramush Haradinaj i është kundërpërgjigjur Presidentin Hashim Thaçi edhe rreth numrit të veteranëve. Pasi Thaçi tha se në luftë kanë qenë jo më shumë se 15 mijë pjestarë, Haradinaj i përmendi qëndrimin në hotelin “Rogner” në Tiranë, gjatë luftës.

“A i ka numru edhe ata që kanë qenë në Rogner”, tha kryeministri Haradinaj gjatë konferencës kur u pyet rreth shifrave të veteranëve që i dha dje Presidenti Thaçi.

Presidenti Thaçi ka thënë se nuk kanë qenë më shumë se 15 mijë pjestarë të UÇK-së, deklaratë kjo që bjen ndesh me atë që thotë kryeministri Haradinaj.

Kreu i ekzekutivit ka përsëritur se qëndron pas deklaratës së tij se kanë qenë rreth 50 mijë pjesëmarrës në UÇK.

Haradina tha se askush nuk mund t’ia mësoj atij se si ka qenë lufta në terren, duke aluduar se Presidenti Thaçi gjatë kësaj periudhe ka qëndruar në hotelin “Rogner” në Tiranë.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.