Home Editorial Përse Lulzim Basha u “është dorëzuar” zgjedhjeve?

Përse Lulzim Basha u “është dorëzuar” zgjedhjeve?

0

Mero Baze/

Ka disa gjëra që kanë ndryshuar që e kanë detyruar Bashën të mbaj ndezur shpresën për të hyrë në zgjedhje. Zhvillimet e reja nuk kanë të bëjnë me rritjen e forcës së opozitës, por me zhvlerësimin e disa betejave ku ai kishte projektuar shpresën për të justifikuar bojkotin dhe lëvizjen revolucionare.

Fillimisht ka ndodhur një revansh i shtetit kundër grupeve kriminale, dhe kjo, duke prekur grupe që kanë dhe interference politike me të majtën. Duke u përshëndetur nga fakti ndërkombëtar dhe duke parë se pushteti nuk ka komplekse të godas dhe “njerëz të tij”, opozita ndjehet më pak e sigurt për të bërë politikë me emra kriminelësh Në çdo qytet të Shqipërisë, opozita përmend vetëm një palë. Në Shkodër përmend Bajrët dhe I meket goja, për ata që ka këshilltarë grupi, në Elbasan përmend një palë dhe shkon drekon tek të tjerët, në Shijak mban në tavolinë Agron Dukën dhe sulmon Avdulaj që janë shtabi I tij elektoral, e kështu me rradhë në çdo qytet. Aq qesharake u bë puna sa dhe Berisha që nuk lë thashetheme grash pa botuar, e qepi gojën për ngjarjen në bllok se I mërzitej fisi gruas dhe nusja e djalit. Duke ndjerë se është radha e atyre që nuk përmendin dot, Basha, shikon si të vetmen shpresë mbajtjen e grupit me gajret që do hyjmë në zgjedhje, para se partia ti ik tërësisht nga duart.

Nga ana tjetër kanë ndodhur zhvillime me dy ish ministrat e brendshëm të PS, që ajo I kishte kal beteje. Saimir Tahirin PD e sulmoi jo për shkak të ndonjë aktiviteti të provuar kriminal në Shqipëri, por se I dolën përgjimet në Itali mes Habilajve. Tani ato përgjime ranë nga vet gjykata italiane dhe PD po përpiqet të rihap debatin duke ndërruar kalin e betejës kundër tij. Mund ta bënte këtë një vit më parë, por nuk e bëri. Beteja për të cilën ajo mendoi se do ta fitonte ndaj Tahirit sot është e humbur.

E njëjta gjë dhe me Fatmir Xhafën. Fokusimi I tyre se Fatmir Xhafa ka një vëlla problematik dhe se pushteti I tij ka ndihmuar vëllain ra baskë me telenovelën e Babales dhe tani e gjithë beteja ndaj Fatmir Xhafës ka përfunduar në mënyrë qesharake, duke I kërkuar të tregoj pse ka dhënë dorëheqje. Kjo është e vetmja opozitë qesharake në botë, që në ditën që duhet të gëzohej pse largoi Xhafën, I kërkon atij me dëshpërim të “tregoj” pse. E thonë me një dëshpërim që u del nga shpirti, pasi në fakt ikja e tij I ka lënë pa argumente.

Dhe për ta kuptuar dëshpërimin e tyre shikoni me sa shpresë shikojnë nga zyra e Presidentit Meta, që të mos dekretoj ministrin e ri, pasi ky ka qenë ushtarak I lart I kohës së PD dhe të vetmin gabim që paska bërë, është se nuk ka pranuar që të përdoret ushtria në fushatën elektorale, kauzë që opozita sot e ka kryesore.

Pra dëshpërimi I tyre vjen nga fakti si i vetmi “cen” I ministrit të ri është halli I opozitës së sotme, e cila ankohet se ushtria apo polica përdoren politikisht. Dhe Lleshi edhe këtu e ka biografinë e mire.

Së fundmi opozita ndjehet e pasigurt dhe tek raportet brenda saj. Lulzim Basha po shtyn kthimin në Kuvend dhe sqarimin me aleatët për reformën zgjedhore, pasi nuk do të ballafaqohet me atë problem. Ai e la të lirë shumicën të bënte qejf në vjeshtë në Kuvend edhe pse kishte njoftuar revolucion, vetëm nga frika që Basha ka të kthehet në Kuvend e të diskutoj për reformën zgjedhore e cila mudn ta ndaj atë dhe nga ata pak aleatë që ka rrotull. Se në fakt Basha do këtë sistem që është, dhe këtë nuk e thotë dot me zë të lart.

Për të gjitha këto zhvillime që në fakt janë kanë zhbërë revolucionin e Shtatorit, Tetorit dhe Nëntorit, Basha ka vetëm një rrugë, të shmang dëshpërimin final të opozitës dhe ti mbaj me garjet që do hynë në zgjedhje. Nuk është pak po ta mendosh që Berisha rekomandon të kundërtën. Të paktën është I vendosur që kur vjen puna tek karrigia, mes saj dhe Berishës zgjedh karrigen e tij.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.