Home Aktualitet Plagosja në Selitë, identifikohen autorët, janë …

Plagosja në Selitë, identifikohen autorët, janë …

0

Janë identifikuar dy persona, babë e bir të cilët kanë qëlluar me armë ndaj një 18-vjeçari sot në Selitë.

Burime nga policia e Tiranës thanë se njëri prej tyre është ndaluar, kurse tjetri është në kërkim.

Sherri dhe plagosja ka ndodhur për motive të dobëta, thotë Policia e Tiranës.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Identifikohen dy autorët (atë dhe bir) të plagosjes me armë zjarri të ndodhur ditën e sotme në Selitë.

Kapet dhe shoqërohet në Komisariat njëri autor, ndërsa autori tjetri shpallet në kërkim.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.2, falë një pune të mirëorganizuar hetimore kapën dhe shoqëruan në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore dhe proceduriale njërin prej autorëve të plagosjes, shtetasin :

– Abedin I., 56 vjeç, banues në Tiranë.

Si dhe u shpall në kërkim i biri, shtetasi :

– S. I., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Atë dhe bir, pas një konflikti për motive të dobëta në zonën e “Selitës”, plagosën në këmbë me armë zjarri shtetasin M. Sh., 18 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna intesive për kapjen e autorit tjetër, shtetasit S. I.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.