Home Sport “Plan Champions”, 4 emrat që e rikthejnë Barçën në majën e Europës

“Plan Champions”, 4 emrat që e rikthejnë Barçën në majën e Europës

0

Pavarësisht se është një hap pranë titullit të rradhës kampion në La Liga drejtuesit e Barcelonës po e vuajnë ende eleminimin dramatik në Champions League përballë Romës.

Për këtë arsye, drejtuesit katalanas kanë nisur që tani punën në merkato me qëllim afrimin sezonin e ardhshëm të elementëve, të cilët do e rikthenin Barçën në majën e futbollit europian.

Ky lajm bëhet i ditur nga “Mundo Deportivo”, gazeta sportive shumë pranë klubit katalanas, sipas së cilës, deri tani 4 janë emrat që preferohen në “Camp Nou”:  Arthur i Gremio, Griezmann i Atletico Madrid dhe dy talentet e Ajax De Jong dhe De Ligt.

“Plan Champions” është kryetitulli i gazetës.

A do arrijë Barcelona ti bëjë të sajit këta emra? Të presim merkaton e verës dhe të shohim…

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.