Home Sport Pogba: Nuk më lejohet të flasë për media

Pogba: Nuk më lejohet të flasë për media

0

Mesfushori francez i Manchester Unitedit, Paul Pogba, u ka thënë gazetarëve që ishin duke pritur në korridoret e Old Traffordit, pas ndeshjes kundër Valencias, se atij nuk i lejohet të flasë për media.
25-vjeçari e kishte kritikuar trajnerin Jose Mourinho pas ndeshjes kundër Wolvesit në Old Trafford, e cila kishte përfunduar me rezultat 0-0. Ai i kishte konsideruar taktikat të gabuara, duke thënë se duhet të sulmonin më shumë, transmeton Gazeta Express.

Për këtë deklaratë, Mourinho i kishte thënë francezit se nuk do ta mbante kurrë më shiritin e kapitenit, dhe disa ditë më vonë ishte publikuar një video nga seanca stërvitore, ku shiheshin ata të dy duke u fjalosur.

Pas ndeshjes së mbrëmshme kundër Valencias, e cila përfundoi me rezultat 0-0, disa gazetarë kishin qenë duke i pritur lojtarët brenda stadiumit. Pogba, kur kaloi pranë gazetarëve të cilët i bënë disa pyetje, iu përgjigj duke thënë: “Më kanë thënë se nuk më lejohet”.

Francezi e kishte bërë të ditur se nuk mund të shprehet lirshëm edhe në fillim të këtij sezoni. Pas ndeshjes kundër Leicesterit, Pogba i ishte përgjigjur pyetjet së njërit prej gazetarëve duke thënë se nuk mund ta tregonte mendimin e tij sepse nëse e bënte një gjë të tillë, do të gjobitej.

Në vend të deklaratave për media, Pogba i ka shfrytëzuar rrjetet sociale për t’i siguruar tifozët e Manchester Unitedit se ata do të vazhdojnë të luftojnë për të siguruar rezultate më të mira. /Express/

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.