Portat drejt Ferrit: ç’po del në dritë nga tunelet e nëndheshme të Majave në Guatemalë

0

Në Guatemalë, një ekip polak studiuesish që po studion liqenin “Petén Itza” ka gjetur qindra artefakte në ujërat e tij, përfshirë dëshmi të ritualeve fetare të fisit antik Maja. Vendi njihet edhe si porta për të kaluar në botën e nëndheshme ose si është quajtur edhe “Porta drejt Ferrit”, ku përtej saj ka një seri tunelesh nëntokësore, ku bëheshin edhe sakrifica me njerëz. I gjithë ky zbulim madhështor është bërë në afërsi të një fushë beteje shekullore, njofton Daily Star.

Ky tunel nëntokësor, hyrja për në të cilin është nga porta e një piramide të lashtë, është një dëshmi e gjallë e spiritualitetit të fisit antik dhe e kozmologjisë së tyre. Çfarë besonin Majat? Ku besonin dhe si e shprehnin lidhjen e tyre me besimin?

Këto vende për bindjet e Majave ishin aq të rëndësishme sa ata praktikuan sakrificën njerëzore këtu, duke hedhur trupa në thellësitë e shpellave, me shpresën për të fituar favorin e perëndisë së tyre të shirave, Chac.

“Për Majat, guvat ishin hyrja në botën e nëndheshme”, thotë Guillermo de Anda, një arkeolog nënujor i cili po udhëheq ekipin në këtë projekt të rëndësishëm.

“Majat e konceptonin kozmosin në tre shtresa bazë: qielli, toka dhe nëntoka”, shpjegon ai.

“Nëntoka ishte shumë e rëndësishme dhe u konsiderua si origjina e jetës dhe nëse Majat nuk mbanin një ekuilibër të mirë mes kësaj shtrese të Universit dhe të tyre, kjo do të mund të thoshte thatësirë, uri ose sëmundje.

Para ardhjes së spanjollëve në Meksikë në shekullin e 16-të, popullata e Majave ishte një nga qytetërimet e mëdha të botës dhe qyteti i shkatërruar i Chichen itza, në Gadishullin Jukatan, është një nga arritjet më mbresëlënëse të tyre.

Përhapur mbi 6 km katrorë, u ndërtua rreth shekullit të 5-të dhe 6-të pas Krishtit, por kryesisht u braktis nga koha e pushtimit spanjoll.

Struktura piramidale është 24 metra e lartë dhe është ndërtuar sipas parimeve gjeometrike të rrepta dhe ka 91 shkallë në sipqrfaqen e saj.

De Anda thotë se ende ka shumë për të mësuar rreth rolit të sakrificës njerëzore në jetën Mayan.

Ai ka analizuar më parë eshtrat e sakrificave njerëzore të gjetura në Cenote Sacred Chichen Itza dhe zbuloi se rreth 80 për qind e viktimave ishin fëmijë në mes të moshës 3 dhe 11 vjeç.

“Ndonjëherë është e vështirë të kuptohet pse ata sakrifikuan fëmijët, por duhet të ndalemi dhe të mendojmë për gjendjen shëndetësore të këtyre fëmijëve”, thotë ai.

“Ata ishin një shtresë shumë e ulët e shoqërisë, ndoshta fëmijët e vjedhur nga komunitetet e tjera për sakrificë”.

De Anda thotë se analiza e kafkave, kockave dhe dhëmbëve të fëmijëve ka zbuluar se ata ishin në shëndet të dobët, duke treguar shenja të anemisë dhe kequshqyerjes.

“Ka një mundësi që ata tashmë ishin të vdekur kur u depozituan në këto shpella, dhe ndoshta i nderuan ata duke i vënë atje, ose ndoshta po përpiqeshin të dërgonin shpirtin e tyre për të dërguar një mesazh te zotat e ujit”.

Historia për flijimet në lashtësi të fëmijëve është zbuluar në një piramidë të fshehur për 3,000 vjet e cila është një hyrje për në botën e nëndheshme të fisit antik Maja.

Ekipi gjeti jo pak eshtra njerëzore çfarë është dhe një shenjë e qartë e historisë së përgjakshme të shpellës. Në një prej këtyre piramidave, një ekip gërmimi gjeti një kafkë fëmije e cila është jo pak e dëmtuar.

Dhëmbët ishin të moshash së qumështit çfarë edhe demonstron moshën e mitur të fëmijës. Me shumë mundësi thonë arkeologët fëmija i gjetur ishte një dëshmi e sakrificave në njerëz që Majat rregullisht bënin për botën e nëndheshme dhe që kryesisht bëheshin me fëmijë të moshave të mitura./ Përgatiti F.H/SYRI.NET

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.