Home Sport Presidenti i Bayernit “thumbon” Ancelottin

Presidenti i Bayernit “thumbon” Ancelottin

0

Drejtori i Bayern Munich, Uli Hoeness, ka mbrojtur emërimin e trajnerit të ri, Niko Kovac për sezonin e ri.

Tashmë presidenti i Bayern ka folur për mediat: “E keni parë që edhe kampionët e Champions League mund të dështojnë,” shprehet Hoeness duke thumbuar Ancelottin.

“Prandaj i kemi bërë gjërat ndryshe këtë herë. Kemi marrë një trajner që nuk ka fituar asgjë akoma. Mbase do të bëjë të kundërtën.”

Ancelotti kishte fituar tre herë trofeun e Champions League përpara se të shkonte te Bayern (2003 dhe 2007 me Milan dhe 2014 me Real Madrid).

Por në Munich ai fitoi vetëm Bundesligën dhe në sezonin e dytë është shkarkuar pas disfatës 3-0 ndaj Paris Saint-Germain.

Aktualisht trajneri italian është i papunë.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here