Home Intervista Presidenti Trump: Mos ngacmoni malazezët dhe shqiptarët se përfundojmë në Luftë Botërore

Presidenti Trump: Mos ngacmoni malazezët dhe shqiptarët se përfundojmë në Luftë Botërore

0
US President Donald Trump (L) and Russian President Vladimir Putin arrive for a meeting in Helsinki, on July 16, 2018. (Photo by Brendan Smialowski / AFP) (Photo credit should read BRENDAN SMIALOWSKI/AFP/Getty Images)

“Malazezet, shqiptarët… janë njerëz shumë të fortë dhe shumë agresivë. Ata mund të nevrikosen dhe Urime! Jemi në Luftën e Tretë Botërore”.

Kështu u shpreh presidenti amerikan Donald Trump, në një emision të dhënë për gazetarin Tucker Carlson, në Fox News.

“Të qenit pjesë e NATO-s detyron të gjithë antarët të mbrojnë çdo pjesëtar tjetër nga sulmet. Psh nëse sulmohet Mali i Zi që u antarësua vitin e kaluar, pse im bir duhet të shkojë në mbrojtje të këtij vendi – ishte pyetja e gazetarit dhe Trump iu përgjigj: “Po thoni atë që thashë unë, Mali i Zi është një vend i vogël me njerëz shumë të fortë…

“Nuk kam gjë kundër Malit të Zi, apo Shqipërisë – ndërhyri gazetari.

“Gjithsesi… janë shumë të fortë, agresivë. Mund të nxehen dhe urime, jemi në luftën e tretë botërore” – tha Trump.

Intervista e Trump për Fox News erdhi pak ditë pas Samitit të NATO-s dhe takimit me presidentin rus Vladimir Putin, në Helsinki.

Trump i komentoi si mjaft të suksesshme këto dy takime, duke theksuar se vetëm falë këmbënguljes së tij, tashmë të gjithë vendett anëtare po kontribuojnë më shumë për NATO-n dhe se organizata tashmë ka rreth 44 miliardë dollarë më shumë në buxhet.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here