Home Bota “Prostitutë e Putin”, protestuesja e zhveshur sulmon presidentin Çek

“Prostitutë e Putin”, protestuesja e zhveshur sulmon presidentin Çek

0

Presidenti i Republikës Çeke, Millosh Zeman, është sulmuar nga një protestuese gjysmë e zhveshur me fjalët “Zeman, prostitutë e Putinit”, derisa ai ka qenë duke votuar në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale.

Duke thirrur disa herë të njëjtin slogan, gruaja ka vrapuar drejt Zemanit në një qendër votimi në Pragë, përpara se të largohej nga rojet e tij.

Femen, një grup ndërkombëtar i feministeve, tha në ueb-faqen e tij se gruaja është Angelina Diash, shtetase e Ukrainës.

Zeman fillimisht është nxjerrë jashtë nga qendra e votimit, por është kthyer shpejt për të votuar.

Ai garon për mandatin e dytë presidencial.

Zeman ka shkaktuar polemikë duke shprehur pikëpamje anti-migrante, duke nënçmuar myslimanët dhe duke ngrohur marrëdhëniet me presidentin rus, Vladimir Putin, në kohën kur shumë në Evropë druajnë se Moska po ndërhyn në zgjedhjet dhe çështjet e tjera në Perëndim.

Kandidatët e tjerë për president të Çekisë përfshijnë tekstshkruesin Michal Horacek, ish-kryeministrin e krahut të djathtë, Mirek Topolanek, dhe Vratislav Kulhanekun, ish-shef i fabrikës çeke të makinave, Skoda Auto.

Protestuesja e quan presidentin çek "prostitutë të Putinit".

Protestuesja e quan presidentin çek "prostitutë të Putinit".https://www.evropaelire.org/a/28971504.html

Posted by Radio Evropa e Lirë on Friday, January 12, 2018

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here