Protesta e dhunshme? LSI: 16 shkurtit do të jetë demonstrim force, por…

0

Lëvizja Socialiste për Integrim ka garantuar se protesta e 16 shkurtit do të jetë paqësore dhe pa shfaqje të dhunës. Nëpërmjet një deklarate për shtyp, zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama, tha se protesta “nuk është një konfrontim midis qytetarëve dhe institucioneve të shtetit, por do të jetë fillimi i luftës së qytetarëve kundër të keqes”.

“Jam këtu në këtë komunikim nga selia qendrore e LSI-së, për të gjithë qytetarët shqiptarë në lidhje me protestën që opozita organizon në datën 16 shkurt. Për të theksuar edhe njëherë që protesta e 16 shkurtit, nuk është një konfrontim midis qytetarëve dhe institucioneve të shtetit, por do të jetë fillimi i luftës së qytetarëve kundër të keqes. Është demonstrimi i forcës qytetare përballë papërgjegjshmërisë së qeverisë. Është manifestim i solidaritetit dhe i angazhimit qytetar përballë krimit, korrupsionit, trafiqeve dhe papërgjegjshmërisë së qeverisë, e cila është bërë pengesë në procesin e integrimit europian të vendit”, tha Rama.

Ai u bëri ftesë qytetarëve që të marrin pjesë në protestë, duke theksuar se ajo do të jetë manifestim qytetarie.

“Prandaj edhe njëherë duke i ftuar qytetarët të jenë pjesëmarrës në këtë protestë, dëshiroj të garantoj se ajo do të jetë një protestë force qytetarie, do të jetë një protestë revolte e shpirtit qytetar përballë arrogancës, arbitraritetit, dhunës, papërgjegjshmërisë së qeverisë, por nga ana tjetër sipas modelit që demonstruan studentët shqiptarë në protestën e tyre, edhe protesta e 16 shkurtit do të jetë demonstrim force, por edhe po aq manifestim qytetarie, do të jetë angazhimi i përgjegjshëm i qytetarëve për të thënë ndal qeverisë, për ti thënë ndal papërgjegjshmërisë së kryeministrit, por ndërkaq do të jetë edhe demonstrim i vullnetit dhe i angazhimit qytetar për të bërë të mundur që Shqipëria të hyjë, të kthehet në normalitetin e reformave të integrimit europian të vendit, sepse është edhe mbetet padyshim prioriteti ynë kombëtar” u shpreh zëvendëskryetari i LSI-së.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.