Protesta e opozitës nesër, Rama demonstron forcën nga Berati

0

Si çdo javë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama destinacionin e radhës në turin “Bashkia që duam” e ka zhvendosur në qytetin e Beratit. Siç mund ta shohim nga fotot ka rënë në sy numri i madh i qytetarëve të cilët kanë marrë pjesë në këtë aktivitet, nga pamjet duke një pjesmarrje e lartë e qytetarëve.

Një ditë para protestës së madhe të opozitës më 16 mars, Kryeministri Edi Rama i ka treguar sërish “forcë” Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe aleatëve të tyre.

Aktiviteti i parë i maxhorancës është cilësuar si anti-miting për protestën e 16 shkurtit, ndërkohë që sot, një ditë para protestës Kryeministri ka mbledhur simpatizantët e tij në Berat.

Rama ka thënë gjatë takimit se “S’ka asnjë betejë me opozitën, por me të shkuarën e dhimbshme dhe me papunësinë e varfërinë”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.