Protesta e radhës e opozitës, forumet drejtuese të PD-së nisin mbledhjen

0

Ka nisur mbledhjen Kryesia e Partisë Demokratike rreth orës 17:00 ku pritet të vendoset për hapat e mëtejshëm të opozitës.

Lajmi i mbledhjes së forumeve më të larta të PD-së u paralajmërua një ditë më parë nga kryetari i kësaj partie, Lulzim Basha.

Në këtë mbledhje pritet të merret vendimi për datën e protestës së ardhshme kombëtare të opozitës.

Në përfundim të mbledhjes, pritet një komunikim i kryetari Basha me gazetarë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.