Protesta më e madhe e opozitës, Kryemadhi e surprizuar: Mirënjohje pa fund për qytetarët

0

E ftuar në “Kjo javë” e gazetares Nisida Tufa në Neës 24, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e ka cilësuar protestën e sotme të opozitës si një nga më madhështoret që ka ndërrmarrë aksioni opozitar në këto dy muaj.

Kryemadhi tha se sot në protestë ishin dyfishi i njerëzve të protestave të mëparshme

Edhe në prononcimin që bëra nga selia, mirënjohje pa fund për qytetarët. Nuk përfaqësojmë forca politike por grupe njerëzish për të vetmet arsye se qytetarët janë të lodhur për situatën ku ndodhen. Dua ta përmbledh në një fjali se ky shtet është i kapur. Pavarësisht se situata që ka sjell kapja e shtetit ka sjellur në situatën ku ndodhen institucionet shqiptare. Dhe protesta e sotme ishte një sinjal shumë i mirë dhe unë nuk dua ta shoh thjesht si protestë. Dua të shikoj që gjatë kësaj periudhe një mujore njerëzit ishin dyfishi.

Kryemadhi u ndal edhe te deklarata e saj, e bërë pak pas përfundimit të protestës nga selia e LSI-së.

“Nuk është se mund të themi e lodhur, por gazi bën efektin e vet. Kur kam parasysh lodhjen por shumë takime të zhvilluara, nuk pyes shumë nga lodhja fizike. Kam një lloj si adrenalinë ku takimet me njerëzit më japin energji pozitive”, tha Kryemadhi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.