Protesta sot në orën 18:00 te kryeministria, Rama sërish s’do të jetë në Tiranë

0

Opozita do të mblidhet sërish sot në shesh për të protestuar kundër Edi Ramës. Por as kësaj radhe kryeministri Edi Rama nuk do të jetë në Tiranë

Mësohet se pas samitit në Kroaci ai është nisur për një vizitë zyrtare jashtë vendit. Forcat e sigurisë kanë marrë masa për të parandaluar cdo tentativë të protestuesve për të hyrë në brendësi të godinës njësoj si në 16 shkurt.

Kjo është protesta e tretë e madhe e opozitës kundër qeverisë që pas vendimit për djegien e mandateve. PD-LSI kërkojnë largimin e Edi Ramës dhe krijimin e një ‘qeverie tranzitore’që do të përgatisë vendin për zgjedhje të parakohshme. Sipas opozitës kjo qeveri qëndron në këmbë me vota të blera.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.