Home Editorial Pse e dha dorëheqje ministri Xhafaj?

Pse e dha dorëheqje ministri Xhafaj?

0

Ministri Fatmir Xhafaj jep dorëheqjen në mënyrë të papritur, mu në kulmin e tij të punës, fill pas arrestimëve që tronditën politikën dhe sidomos mazhorancën. Edi Rama ka shkruar në Twitter se Fatmir Xhafaj ka dhënë dorëheqjen dhe ai e ka pranuar këtë.

Njofitmin për dorëheqjen e tij e ka pranuar kreu i qeverisë Edi Rama i cili e ka falenderuar atë për punën e bërë. Kryeministri ka nxituar ta bëjë sa më shpejt publike ikjen e ministrit. Mënjëherë ka nxituar edhe kryetari i PD, Lulzim Basha ta mbështesë largimin e ministrit prej Ramës.

Statusi i Edi Ramës në Twitter

“Pranova dorëheqjen e ministrit Xhafaj, të cilin e falenderoj për kontributin e çmuar. Gjeneral Sandër Lleshi do të sjellë një energji të re pozitive në krye të Punëve të Brendshme. Traseja është e shtruar. Tani duhet rritur shpejtësia dhe duhen arritur rezultate edhe më domethënëse.

Pikëpyetje të mëdha shtrohen para publikut në lidhje me këtë dorëheqje të papritur të ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj.

E para lajmin e dorëheqjes nuk e dha vetë i zoti i dorëheqjes Fatmir Xhafa, por pikërisht kryeministri Rama. Kjo tregon se nuk është një dorëheqje normale, por e diktuar pas një sherri në nivel të lartë, ku duket se mezi e ka pritur Edi Rama, pasi e ka dhënë lajmin shumë herët këtë të shtunë, dhe po herët në mëngjez ka nxjerrë krejt protokollin e kryeministrisë për të propozuar emrin e ri për ministër që është këshilltari i tij për Sigurinë. Fare mirë mund pritej të zgjohej populli këtë të shtunë dhe jepej lajmi i dorëheqjes nga vetë ministri Xhafaj. Por nxitimi për ta bërë fakt të kryer, në mëngjez herët, pas një sherri gjithë natën mes kryeministrit dhe ministrit, tregon se diçka e madhe ka prekur interesat e Ramës. Të jetë dosja Dako apo arrestimet e fundit të ish-deputetit Arben Ndoka, ku burimet afër kryeministrit tregonin këto ditë, se pas arrestimit të Ndokës, Rama është tërbuar? Të jetë hetimi që po bëjnë gjermanët për dosjen Xibraka? Janë shumë dilema, por ministri Xhafaj ishte tamam në kulmin e tij të punës dhe në rritje të kuotave publike pas arrestimeve të fundit.

Pra diçka me këto arrestime duhet të jetë që nuk i ka pëlqyer kryeministrit. Bile për ta bërë më intriguese skenarin e detyrimit të ministrit Xhafa, dje u lajmërua nga burime kryeministrore “se do të dalë nesër (sot) ish-ministri Sajmir Tahiri në konferencë shtypi, ndaj jepeni si lajm”. Po çfarë do të thotë ish-ministri për ministrin tashmë ish-ministër Xhafaj?!

A ka skenar Rama-Tahiri që e detyruan ministrin Fatmir Xhafaj të largohej në kulmin e punës së tij? Sikurse ka edhe një pikëpyetje të madhe kushtetuese, se çfarë do të ndodhë nëse Presidenti i Republikës nuk do ta firmosë dekretin për dorëheqjen e ministrit Fatmir Xhafaj? Pa dekret të firmosur nga presidenti, a mundet parlamenti ta shkarkojë ministrin Xhafaj, i cili me Kushtetutë pa një dekret presidencial që votohet në parlament nuk mund të largohet, pra detyrimisht vazhdon detyrën.

Shumë dilema kushtetuese po dalin pas kësaj dorëheqje të papritur, mënjëherë sapo u bënë arrestimet më të guximshme të policisë së shtetit. A ka takat kushtetues Kuvendi që nëse Presidenti nuk e dekreton shkarkimin, ta vendos vetë miratimin e largimit? Për dreq vetë PS-ja dhe kryeministri e shkatërruan gjykatën kushtetuese, ku mund ta çonin në Kushtetuese vendimin e Presidentit për mos dekretim të kërkesës së kryeministrit. Por Gjykatë nuk ka, si do t’ja bëjnë kryeministri dhe mazhoranca?!

E gjithë kjo lojë kryeministrore për ta larguar ministrin Xhafaj dhe futur nën kontroll policinë e shtetit, sipas metodës së tyre, po del në skenë pasi sot pas lajmit të kryeministrit, ish-ministri Tahiri anullon konferencën e shtypit. Skemë? Patjetër!

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.