“Pse more Sandër, unë të dija më ndryshe”, Nard Ndoka ‘sfidon’ ministrin

0

Kreu i Partisë Demokristiane të Shqipërisë (PDK), Nard Ndoka ka ironizuar me deklaraten e bere nga ministri i Brendshem, Sander Lleshaj, se eurot e grabitura ne Rinas mund te jene djegur.

Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, teksa ka treguar nje barcolete, ka sfiduar ministrin te hedhe ne Kuvend, hirin e eurove te djegura, si prove.

Postimi i Ndokës

Hiri i eurove të Rinasit do të hidhet në Kuvend të enjten, ftohen deputetët në funeral!

♦️ Një person vjedh 12 milion euro në një bankë në Itali; arrestohet pas tre muajsh. Gjykatësi i thotë në gjyq:
I pandehur, nëse kthen eurot, të ulet 1/3 e dënimit.
– Z.Gjykatës kisha dëgjuar për ju, se jeni njeri me mend. Nëse do t’i ktheja eurot bankës, kisha marrë kredi!😉

🔻 Na habiti Sandër Lleshaj që deklaroi, se hajdutët në Rinas i kanë djegur eurot!

-Po pse more Sandër, unë të dija më ndryshe se kaq!

Hidhe hirin, si provë para kuvendit, se eurot i ka marrë Rilindja për zgjedhjet!😡

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.