Home Opinion Pse-të e krimit në Vlorë

Pse-të e krimit në Vlorë

0

ILIR DEMALIA

Krimi në Vlorë po për doret politikisht. Po përdoret si denoncim i së keqes nga pjesa më e mirë e shoqërisë. Po përdoret ashtu siç përdoren jo vetëm rastet e krimeve njerëzore, por edhe krimet shtetërore për të marrë pjesë nga tava e krimit dhe për t’u larguar në “drejtim të paditur” me pjesën e tavës.

Kudo në botë ka njerëz të sëmurë dhe kanë bërë masakra të përbindshme, por këto janë sporadike dhe njeriu nuk jeton më frikën e vdekjes në shtetet ku sundon shteti i së drejtës me ligjin dhe drejtësinë e ligjit si e drejtë për të gjithë dhe liri për të gjithë njësoj pa cenuar lirinë e tjetrit.

Shoqëria shqiptare ka mbetur e egër dhe primitive, se shteti, historikisht te shqiptarët, nuk ka dalë nga vullneti i lirë me një kontratë sociale si funksionim shoqëror dhe shtetëror.

Shteti në Shqipëri është krijuar nga ligji i më të fortit si sundim bajraktaro-feudal dhe kështu vazhdon. Sundimi primitiv i shtetit si bandit funksionon vetëm nëpërmjet një kulture primitive shoqërore dhe harbute. Kjo është gjendja shtetërore dhe sociale e shqiptarëve sot.

Shqiptarët jo vetëm nuk kanë ngritur dot institucione dhe hallka shoqërore për përkujdesje të të sëmurëve, qofshin këta psikikë apo dhe fizikë, por në të kundërt, i tallim, i përbuzim, i keqtrajtojmë. Kjo gjendje i bën këta të urrejnë veten dhe shoqërinë dhe të bëjnë masakra.

Unë besoj që autori i krimit është i sëmurë psikik. Në Shqipëri kjo gjendje, pra, vrasja, marrja e jetës së njeriut është kthyer si sport gjuetie dhe për frymë popullsie kemi kriminalitet të madh në krahasim më vendet tjera. Vetë shteti ka fytyrën e krimit. Shoqëria, pasqyrim i shtetit dhe shteti, pasqyrim i saj.

Gjendja e pashpresë dhe në të tatëpjetë si shoqëri. Një shoqëri dhe shtet, që që në mëngjes, çohet dhe mendon si të mashtrojë, si të vjedhë, si të trafikojë, gjykatësi si të marrë para nga krimi dhe avokati Mon Kukaleshi ndan paret më gjykatësin; kjo që ndodhi nuk është asgjë, çfarë po vjen si paaftësi shoqërore për të ngritur aftësi shtetërore mes shtetit të së drejtës dhe ligjit për të drejtën.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.