Qarkullimi rrugor, policët ndërgjegjësojnë nxënësit

Shkolla ”Marie Kaçulini” ishte ndalesa e radhës e punonjësve tanë të Policisë Bashkiake, të cilët ndanë me fëmijët disa njohuri mbi rregullat e qarkullimit rrugor. Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Valbona Sako ka bërë të ditur se orët e hapura rreth edukatës qytetare do të vijojnë edhe në shkolla të tjera. ”Mësimet tona të hapura gjatë orës së Edukatës Qytetare do të vijojnë me klasa dhe shkolla të tjera dhe do të ndihmojnë në informimin dhe sensibilizimin e qytetarëve tanë të vegjël për rregullat që duhet të zbatojmë për bashkëjetesën në komunitet”.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.