Home Aktualitet “Qeveria për 2 km rrugë 40 milionë, për arsimin 35 milionë euro”

“Qeveria për 2 km rrugë 40 milionë, për arsimin 35 milionë euro”

0

Një nga studentët protestues që ndodhet para Ministrisë së Arsimit solli si shembull buxhetin e dhënë prej qeverisë për arsimin, 35 milionë euro ndërsa për një rrugë 2 kilometra jep 40 milionë euro duke iu referuar segmentit te Unaza e Re.

“Qeveria ka dhënë 35 milionë euro për arsimin e të rinjve në vend, ndërsa jep 40 milionë euro për 2 kilometra rrugë. E shikoni se me çfarë kemi të bëjmë. Ne nuk tërhiqemi. Kryeministri na tha ngelësa, por po i them atij se nuk ka aspak të drejtë që në ta quajë kështu për shumë arsye”, tha studenti.

Më tej ai i bëri thirrje ministres Nikolla që të mos provokojë pasi studentët mund të kërkojnë dorëheqjen e saj.

“I themi Nikollës të mos hedhë shashka dhe të mos provokojë, sepse 4 pikave mund t’i shtojmë edhe një tjetër që është dorëheqja e saj dhe ajo e di sesi të rinjtë arrijnë t’i largojnë qeveritarët e korruptuar”, u shpreh më tej studenti.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.