Home Sociale Qumësht dhe çaj i skaduar, çfarë po konsumojnë shqiptarët nëpër lokale dhe...

Qumësht dhe çaj i skaduar, çfarë po konsumojnë shqiptarët nëpër lokale dhe markete?!

0

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka nisur një aksion për kontrolli e furgonave që furnizojnë lokalet dhe marketet, në qarkun e Vlorës por dhe më gjerë.

Një furgon në qytetin e Sarandës është ndalur me 40 kg qumësht të skaduar para 4 muajsh dhe 31 kuti me çaj sherebelë të skaudar para një viti.

Menjëherë u bë bllokimi i produkteve të skaduara dhe u mor masa administrative me gjobë në vlerën 200.000 lekë.

Gjithashtu, nga Drejtoria Rajonale AKU Vlorë ka nisur aksioni për kontrollin e të gjithë restoranteve që ushtrojnë aktivitetin në këtë qark.

Konkretisht nga kontrolli i trupës inspektuese të DRAKU Vlorë rezultoi se subjekti me aktivitet bar restorant ushtronte aktivitetin e tij në mungesë të kushteve higjieno-sanitare.

Për shkeljet e konstatuara për subjektin u mor masa administrative me gjobë në vlerën 300.000 lekë.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.