Rama i vendosur: Me 30 qeshor do ketë zgjedhje

0

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të hënë grupin parlamentar ku ka dhënë edhe porositë e tij për zgjedhjet.

Ai u ka thënë deputetëve se data e zgjedhjeve nuk do të ndryshojë, duke i kërkuar atyre që të flasin me njerëzit në bazë dhe të ketë sa më shumë pjesëmarrës.

“Duhet të komunikoni me njerëzit për t’i bërë të ditur se çfarë rrezikojnë nëse tentojnë të prishin zgjedhjet”, mësohet se u ka thënë Rama deputetëve socialistë.

Mbledhja e sotme e grupit u drejtua nga Rama, pasi kryetari i Grupit, Taulant Balla ndodhet për një vizitë në Hagë bashkë me kryeparlamentarin Ruçi.

Nga ana tjetër, kryedemokrati i PD, Lulzim Basha vazhdon aksionin opozitar, pasi në 25 maj ka thirrur një tjetër protestë kombëtare

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.