Home Politike Rama kërcënon sërish administratën nga Rrësheni: Të pastrojmë zyrat e shtetit

Rama kërcënon sërish administratën nga Rrësheni: Të pastrojmë zyrat e shtetit

0

Kryeministri Edi Rama është ndalur në Rrëshen pasditen e sotme për të zhvilluar një bashkëbisedim me banorët e zonës në kuadër të prezantimit të Plalformës së Bashkëqeverisjes me Qytetarët.

Teksa trasmenton Live këtë takim me banorët e Rrëshenit në rrjetin social “Facebook”, kryeministri Rama u bën apel atyre të regjistrohen në platformën www.shqiperiaqeduam.al.

“Platforma “Shqipëria që duam” është instrument i bashkëqeverisjes sonë me njerëzit. Mënyrë e mirë për këdo për të trajtuar me qeverinë drejtpërdrejt një problem konkret që mund të ndodhë në një zyrë, apo për të trajtuar ide e nisma që janë në interes për komunitetin. Platforma hasi nënqeshjen kombëtare si pasojë e një periudhe të gjatë premtimesh e zhgënjimesh, dhe që nuk besuan tek kjo platformë, faktet tregojnë të kundërtën.

Ne kemi marrë 1640 shqetësime nga njerëz në gjithë Shqipërinë, dhe 1400 prej tyre janë të zgjidhura, probleme të të gjitha natyrave. Ato që nuk kryejnë siç duhet detyrën, shkarkohen. E kam përsëritur gjithmonë, që nëse duam ta pastrojmë administratën nga parazitët, këtë mund ta bëjmë vetëm sëbashku. Na duhet paralelisht që ne të dimë kush e pengon sot qytetarin në zyra, dhe këtë nuk e marrim vesh nga kontrollet e inspektimet, por vetëm nëse qytetari denoncon rastin me një mesazh përmes platformës. Nuk kemi asnjë rast sot që nuk trajtohet në kohë. Të gjithë ato që trajtohen në platformë, u jepet përgjigjet direkt. Se ankesat nuk shkojnë në institucione të ndërmjetme, por direkt te ministria e drejtësisë,” tha Rama gjatë fjalës së tij.

© SYRI.net

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here